Hyrje » Opinione
Do garanci që merren prej ndryshimit më 23 qershor
Sikur të më kërkonin se çfarë di me siguri se do të ndodhë pas 23 qershorit, në rrethanat hipotetike të ndryshimit të mazhorancës qeverisëse, unë nuk do dija të thoja ndonjë gjë të madhe. Nuk e kam të qartë në terma konkretë e në një numër drejtimesh se çfarë ndodh, nëse vendi bie nën drejtimin e socialistëve e të Edi Ramës. Por unë di me një farë sigurie se çfarë...
A do të shkojë Berisha në burg?
Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbysi një klasë të tërë politike, që për...
Kryeministri shock-on sërish: denoncon opozitën nëpër shkolla
Në momentin që u kritikua pakëz për fjalimet e ndërkryera politike e sektare që po mbante nëpër shkolla, Kryeministri doli për të na thënë se “nuk do të hiqte dorë nga kjo aventurë; do ta bënte sërish, sepse i duhej të bindte fëmijët se është opozita ajo që po na pengon të integrohemi etj., etj., etj.”. Dhe e mbajti fjalën. Dje ishte në Lezhë, në një përurim të rikonstruksionit...
Rama synon ti marrë votues Topit!
“Bamir Topi të dalë nga qypi… të mos flasë si miza në qyp… të na sqarojë nëse do të marrë vota nga të pakënaqurit me Saliun, për të shkuar prapë te Saliu, apo do t’i kundërvihet deri në fund qeverisë?” Këto fjalë janë të Edi Ramës, thënë para 3 javësh në emisionin “Tonight me Ilva Taren”. Dhe një javë më vonë, erdhi edhe kundërpërgjigjia e Topit,...
Tek Arbën Xhaferi rrinin tok intelektuali dhe patrioti
Të gjithë ata që kanë folur për Arbën Xhaferin këto ditë, gati njëzëri kanë nënvizuar prerjen intelektuale të tij; kanë veçuar edhe cilësi të tjera, por më së pari e më së shumti janë fokusuar te kjo anë e qenies së tij, të cilën ai, me sa duket, e nxirrte në evidencë kudo. Janë të paktë shqiptarët që kanë pasur charm-in e tij intelektual. Ai nuk shtinte në punë...
Eduard Zaloshnja: Presidenti i ri, statusi i vendit kandidat për BE, dhe dyqanxhiu i lagjes
Të premten e kaluar, para se të shkoja në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ndalova për të blerë një paqetë cigaresh tek dyqani i lagjes time. Dyqanxhiu më pyeti se për në ç’emision isha nisur dhe se cila do të ishte tema e emisionit. I thashë se po shkoja te emisioni i Pezës dhe se tema do të ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës. “Akoma s’jeni lodhur...
Mustafa Nano: Kristal-Leaks: Në pritje të verifikimeve të prokurorëve
Sipas të përditshmeve tona të dy ditëve më parë, prokurorët kanë bërë me dije se në lidhje me scoop-in e diplomave të marra në Universitetin Kristal të Tiranës nga shtetasit italianë Renzo Bossi e Pierangelo Moscogiuri “është vendosur të fillojë një proces verifikimi për elementet e veprës penale, pra nëse ka shkelje të ligjit”. Pritej kjo ndërhyrje e prokurorëve, dhe...
Mustafa Nano: Udhëheqësit tanë pa kauzë e adhurimi i njerëzve për ta
Lexuesi Adi-ny, në komentin që ka bërë në fund të shkrimit tim me titull ‘Twitteri gjetkë e twitterat “magjikë” të Ramës’, shkruan: “Ta quash Edi Ramen qullac dhe … të lavdërosh Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si më të aftë në debate televizive, është më shumë se një hipokrizi për M. Nanon si antiberishian. Të thuash që Edi Rama nuk qullos gjë, kur mua...
Eduard Zaloshnja: Edhe unë jam për hapjen e dosjeve të Sigurimit
“Unë jam për hapjen e dosjeve [të Sigurimit], dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e tyre, shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”,- tha sot Presidenti Topi, në përgjigje të sulmeve të drejtpërdrejta që i bëri Kryeministri Berisha ditën e hënë, në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, ku deklaroi se kreu i shtetit...
Ardian Klosi: Dora e mbrapshtë dhe dora publike
Në qoftë se e kini vënë re, shumica e argumentimeve që përdoret te ne kur është fjala për të bërë një ndryshim në shoqëri a shtet, ose për ta kundërshtuar këtë ndryshim, në emër të një reforme ose të një kundërreforme, fillon me „bota“ ose „bota e qytetëruar“ ose edhe më e zgjeruar „bota e qytetëruar ku duam të hyjmë“ dhe pastaj tregohet se si vepron kjo botë,...




