Home Sport Cana do të jetë kundër Rumanisë

Cana do të jetë kundër Rumanisë

648
0

Frika ka kaluar, problemi i Lorik Canës nuk është aspak serioz. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte pasur probleme gjatë stërvitjes së fundit përpara sfidës që Gallatasaray zhvilloi në fazën “play-off” të Europa League kundër Karpati Lviv.
27-vjeçari ndjeu dhembje në gju dhe menjëherë iu nënshtrua kontrolleve nga mjekët e skuadrës. Ai nuk u aktivizua kundër ukrainasve për të mos rrezikuar, ndërsa Kombëtarja ishte në ankth për gjendjen e kapitenit, në prag të sfidës së parë eliminatore në Euro 2012 kundër Rumanisë, e cila do të luhet më 3 shtator.

Sipas burimeve zyrtare të klubit të mirënjohur turk, Cana ka përfunduar trajtimin mjekësor dhe që prej ditës së djeshme është rikthyer në stërvitje. Për shkak të problemeve të shumta që Gallatasaray ka me dëmtimet, trajneri Frank Rajkard do ta aktivizojë shqiptarin, në sfidën e sotme kundër Bursasporit në stadiumin “Ali Sami Jen”.

Kjo ndeshje pritet të jetë edhe testi final për të vlerësuar gjendjen e mesfushorit në prag të startit të eliminatoreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here