Home Shendetesi Caji jeshil ul kolesterolin ne gjak

Caji jeshil ul kolesterolin ne gjak

758
0

20150116173130961456Konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Studiuesit kishin analizuar qindra gra dhe burra me nivele lehtësisht të rritura të kolesterolit.

Pjesëmarrësit në studim janë ndarë në dy grupe, një grup që ka marrë suplemente me ekstrakt të çajit (të gjelbër dhe të zi) për 12 javë dhe një grup tjetër që ka përdorë placebo (tableta pa efekt).

Kapsula me ekstrakt të çajit (qoftë të zi qoftë të gjelbër) ka përmbajtur të njëjtën sasi teaflavinash ose katekinash sa sigurohen nga 35 lugë çaj i zi ose 7 lugë çaj i gjelbër.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë përdorë suplemente me ekstrakt të çajit të gjelbër ose të zi kanë pasur ulje të nivelit të kolesterolit të keq (LDL) për 16 për qind, krahasuar me grupin kontrollues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here