Home Politike Bylykbashi: Qeveria lidhur kokë e këmbë me krimin

Bylykbashi: Qeveria lidhur kokë e këmbë me krimin

655
0

1461661459oerdDeputeti Oerd Bylykbashi ka përsëritur në emër të Partisë Demokratike akuzat në adresë të qeverisë për lidhje me krimiin e organizuar.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi ka vlerësuar se, formula e kësaj qeverie është krijimi i problemit dhe më pas premtimet boshe për të ofruar zgjidhje.

“Kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe vetëm përmes krimit dhe Shullazit kontrollon jetën publike të qytetarëve të Shqipërisë. Pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha u arrestua Shullazi dhe po të mos ishte për prokurorinë, Tahiri do të menaxhonte marrëdhëniet me bandën e Shullazit, duke i dhënë imunitet”, ka thënë Bylykbashi.

Jeta e shqiptarëve vlen zero, ka vijuar deputeti demokrat, “ndërkohë që interesi i vetëm i qeverisë është të rrisë pasuritë dhe përmes kriminelëve të mbrojë aferat e saj”.

“Kemi një rënie të shtetit. Dënohet Sali Berisha që denoncoi këtë krim, jo vetëm për të mbyllur gojën e opozitës, por për t’u treguar shqiptarëve se ne nuk na prek njeri. Provë më të madhe sesa kjo për inkriminimin e kësaj qeverie nuk mund të ketë”, ka shtuar Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here