Home Kosova Bruksel, ne pasdite fillojne bisedimet Kosove – Serbi

Bruksel, ne pasdite fillojne bisedimet Kosove – Serbi

672
0

Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë Prishtina do të nisë sot pasdite bisedimet direkte me Beogradin. Bisedimet do të zhvillohen në Bruksel dhe etapa e pare do të zgjase dy ditë bën të ditur Bashkimi Europian, informon Associated Press.

Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.

Delegacioni i Prishtinës pritet të shkojë në takim pa miratimin e Parlamentit të Kosovës, i cili shtyu për të enjten debatin për një rezolutë në mbështetje të bisedimeve me Serbinë.

Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviç. Ky i fundit një ditë më parë tha se do të jetë një proces i vështirë me ulje ngritje, por personalisht beson se duke qenë se pala kosovare përfaqësohet nga një negociatore me eksperience dhe njohuri, Prishtina do të jetë e aftë të zbatoje cdo marrëveshje që mund të arrihet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here