HYRJE Bota Britania tronditet perseri nga sulmet terroriste, 7 te vdekur dhe shume te...

Britania tronditet perseri nga sulmet terroriste, 7 te vdekur dhe shume te plagosur

0
60

Britania tronditet perseri nga sulmet terroristet dy jave pas sulmit terrorist ne Manchester.

Dy sulme te njëpasnjëshme terroriste ne Londer kane shkaktuar disa viktima e dhjetëra të plagosur.

Sulmi i parë ndodhi në London Bridge, ku një furgon u fut mes turmës dhe mori përpara dhjetëra persona. Të tjerë civilë u qëlluan me thikë pak çaste më vonë në Borough Market, ndërsa një incidenti i tretë ndodhi në Vauxhall, por sipas scotland Yard nuk bëhet fjale për sulm terrorist.

Sipas të dhënave të policisë, 7 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre agresoret të cilët janë ekzekutuar menjëherë nga policia.

Scotland Yard ka rindërtuar ngjarjen, duke bërë të ditur se terroristët fillimisht përdorën një furgon që u fut me shpejtësi mes njerëzve në London Bridge, rreth mesnatës.

Më pas agresorët vijuan sulmin në Borough Market ku goditën me thikë disa persona në restorantet dhe baret e zonës, duke lënë të paktën 48 të plagosur.

Banoret rreth Borough Market u kanë hapur dyert qytetareve të terrorizuar që trokisnin në dyer për t’i shpëtuar sulmeve.

Policia ekzekutoi tre terroriste, njëri prej të cilëve u fotografua nga një italian që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ai mban të veshur një jelek që dukej sikur kishte brenda eksploziv.

Por policia konfirmoi më vonë se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse.

Sipas dëshmitarëve, terroristët thërrisnin “Kjo është për allahun”, gjatë kohës që kryenin sulmet.

Kryeministrja Tereza May reagoi pas sulmit, duke konfirmuar se Londra u godit sërish nga terroristët.

Ngjarja vjen pak ditë para zgjedhjeve në Britani, të cilat pritet të mbahen në 8 qershor.

Agresori i ekzekutuar qe mendohej se kishte veshur jelek me eksploziv

Sulmet terroriste në Londër

Ora 11:45 May:Shkak i agresionit, ekstremizmi radikal
“Sulmi i të shtunës është i treti në vetëm 3 muaj dhe nga marsi siguria ka parandaluar 5 atentate” kështu u shpreh kryeministrja Theresa May duke nënvizuar  se vendi është përballë një trendi të ri . Sipas saj aksionet nuk janë të lidhura mes tyre por terrorizmi, i bën thirrje terrorizmit dhe agresorët inspirohen nga agresorë të tjerë. Në themel të sulmeve sipas saj është ekstremizmi islamik i cili është toleruar shumë.

Ora 11:00 Policia: Nuk ka të dyshuar në arrati
Policia konfirmoi se per momentin nuk ka asnjë te dyshuar që mund të jetë në arrati.3 autoret u vranë brenda 8 minutash pas sulmit.

Ora 09:00 Sulmi në Londër, terroristët:  Më e keqja s’ka ardhur ende
Pas sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Londër, ku një furgon u fut në trotuar dhe shkeli mbi 20 këmbësor, dhe më pas nga ai dolën disa persona të armatosur me thika me të cilat sulmuan kalimtarët e rastit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një mesazh rrëqethës.

Si rezultat i tre sulmeve – mbi urën e Londrës, pranë marketit Borough dhe në Vaxhall, shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 tjerë janë lënduar.

Ndërsa mesazhi që është shpërndarë në masë të madhe në Twitter, thotë, “Kryej xhihadin edhe kur je në Evropë (Do your jihad even while you are in Europe).

Ndër tjera thuhet: “Muxhahedinët nuk janë ndaluar së sulmuari jobesimtarët në vendet e tyre! Siç kanë premtuar, kanë sulmuar sërish! Ajo çfarë pason është edhe më e rëndë”.

Ora 08:20 Njëri nga sulmuesit mbante eksploziv në trup
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale por edhe nga BBC, ka shokuar botën e në veçanti Britaninë, në të cilën shfaqet një burrë i shtrirë në tokë në rrugët e Londrës, ku në bel kishte të ngjitur një rrip të mbushur me eksploziv, por i cili raportohet se është qëlluar nga policia.
Ora 07:20 Trump: Do jemi përkrah Londrës dhe Britanisë së Madhe
Presidenti amerikan Donald Trump i mëshoi të ashtuquajturit “ndalim i hyrjeve në SHBA” të shtunën, pas sulmeve terroriste në Londër ndërkohë që u zotua të mbështeste Britaninë.

Pa iu referuar në mënyrë eksplicite Londrës, Trump shkroi në profilin e tij personal në Twitter: “Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevojë që gjykatat të na kthejnë mbrapsht të drejtat tona. Ne kemi nevojë për Ndalimin e Hyrjeve si një masë plus për sigurinë“.

Tetë minuta më vonë ai shkroi sërish: “Megjithatë, çfarëdo që SHBA mund të bëjë për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, ne do të jemi atje. Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë.

Por Cecilia Wang, zëvëndësdrejtore e Unionit për Liritë Civile në Amerikë e akuzoi me shpejtësi Trump për shfrytëzimin e situatës: “Ne duhet të zemërohemi kur Presidenti shfrytëzon një krim të tmerrshëm e të dhunshëm për të nxitur politikën e tij diskriminuese dhe të paligjshme,” ka shkruar ajo në Twitter.

Edhe Sekretarja e Shtetit të Kentaki, Alison Grimes, një demokrate, tha se Trump ishte duke nxitur frikë dhe urrejtje me reagimin e tij.

Ora 07:10 ISIS planifikoi sulmin një javë më parë
Të tre sulmet e Londrës ishin të planifikuara dhe ishin tre sulme të ndara, por ende askush nga organizatat e njohura terroriste nuk e ka marrë përgjegjsinë për sulmet.

Megjithatë mbështetësit e të ashtuquajturit Shtetit Islamik kanë qenë duke brohoritur incidentet në mediat sociale, raporton BBC.

Ndërsa gazetari i njohur Willian Graddick e ka publikuar një fotografi në Twitter me anë të së cilës shihet se ISIS e ka planifikuar sulmin qysh para një jave.

Në fotografinë e postuar në “Twitter” nga ai shihet se para rreth një jave një përdorues i Twitterit me emrin Abu Abdul, kishte postuar një fotografi në të cilën kishte shkruar: “Së shpejti më shumë gjak dhe horror do të vijë në zemrat e pabesimtarëve”.

Ora 03:40 Konfirmohen 6 viktima nga sulmet terroriste në Londër

02:35 – Dyshohet se dy autorë të sulmeve janë ekzekutuar nga policia, ndërsa një person i 3-të është shpallur në kërkim pasi mendohet se ka pasur lidhje me ngjarjet.

02:10 – Dy incidentet tek Ura e Londrës dhe tek restorani në “Borough market” janë konfirmuar si sulme terroriste nga autoritetet angleze.

01:50 – Kryeministrja May: Po hetohet si akt i mundshëm terrorist
Kryeministrja angleze Theresa May përmes një deklarate për shtyp ka thënë se incidentet por trajtohen si një akt i mundëshëm terrorist, “Ky është një hetim që po ecën shpejt dhe unë dua te shpreh mbështetjen ndaj policisë dhe forcave të sherbimit të emergjencës”- vijon deklarata e kryeministres May.

Furgoni hyn mes turmës së njerëzve në “London Brigde”
01:00 – Tre incidente në Londër, furgoni futet mes turmës së njerëze tek “London Bridge”.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here