Home Politike Briseida Shehaj 60 minuta në Prokurori, zbardhet arsyeja

Briseida Shehaj 60 minuta në Prokurori, zbardhet arsyeja

1539
0

SHEHAJ PER MASHTRIMIN FISKAL - Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se tatimet kane zbuluar nje tjeter skeme mashtrimi fiskal, 295 mln dem ne arken e shtetit.
SHEHAJ PER MASHTRIMIN FISKAL – Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se tatimet kane zbuluar nje tjeter skeme mashtrimi fiskal, 295 mln dem ne arken e shtetit.
Briseida Shehaj ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo është parë teksa ka hyrë në dyert e organit të akuzës në këtë qytet, teksa mësohet se ka qëndruar rreth 60 minuta aty ku është marrë në pyetje nga një prokuror.

“Panorama” mëson se Prokuroria Shkoder ka regjistruar disa procedime penale per dyshime per rimbursime te paligjshme te TVSH. Ne kuader te ketyre hetimeve, eshte thirrur ish-drejtoresha Briseida Shehaj, ne cilesine e personit qe tregon rrethana per hetimin

Shehaj eshte marre ne pyetje per nje padi ne vitin 2015 nga ish punonjes i Tatimeve ne Shkoder. Ish punonjesi Agron Ramadani e ka akuzuar se i ka bere presion dhe e ka kercenuar me 30 dhjetor 2014. Ish punonjesi e ka paditur per nje urdher pagese per nje rimbursim qe Ramadani nuk e ka firmosur.

Rimbursimi kapte vleren e 100 milion lekeve te vjetra. Ceshtja ende nuk eshte mbyllur dhe vazhdon te jete ne hetim. Per kete ceshtje per drejtorin e Tatimeve ne Shkoder Hysen Hysa ne 17 qershor te ketij viti u vendos masa e sigurise detyrim paraqitje dhe u lirua pas arrestimit te tij.

Ish punonjesi Ramadani akuzoi se drejtori Hysa ka shkelur ligjin duke i dhene nje rimbursim pre 10 mln leke nipit te tij ndersa per kete rimbursim ka marre kercenime dhe presione nga ish drejtoresha Briselda Shehaj.

Shehaj mesohet se i ka mohuar akuzat ne prokurori dhe ka sqaruar proceduren per rimbursimet si dhe eshte shprehur se nuk ka patur asnje lloj ndikimi ne perfitimin per rimbursimin per ceshtjen qe eshte nen hetim dhe se rimbursimi eshte nje procedure e gjate ku nuk mund te vendos drejtori i pergjithshem i tatimeve.

Pak minuta pasi perfundoi deshmine ne Prokurori Shehaj i tha “Panorama Online” se ceshtja per te cilen u thirr ne Shkoder eshte ne hetim dhe nuk mund te jape detaje te tjera.

***

Vetëm dy muaj pasi mori detyrën e re, si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Briseida Shehaj ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Ajo ka pohuar për “Panorama” se e ka dërguar kërkesën për dorëheqje te kryeministri Rama dhe ka thënë se nuk pret emërim tjetër.

Zv.ministrja e Ekonomise, u pyet nga Panorama Online per arsyet e kesaj doreheqje, por tha se te gjitha ia kishte renditur kryeministrit ne letren qe i kishte derguar ne fillim te kesaj jave.

Ajo mbante postin e kreut te Tatimeve deri në Shtator të këtij viti.

Ish-drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj duke folur për herë të parë për largimin nga detyra që mbante te Tatimet, në një prononcim për “Panorama.al”, tha se kishte komunikuar me Ramën dy ditë para lëvizjes.

“Pas një komunikimi që kam zhvilluar me Kryeministrin Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lë pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8-mujorit, të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë. Detyra e re është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi puna jonë është puna e një ekipi”, tha atëherë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here