Home Ekonomi Borxhi per fryme rritje rekord, 374,800 leke

Borxhi per fryme rritje rekord, 374,800 leke

1387
0

cache-210-166-strict-208598Borxhi për frymë në vitin 2016 ka shënuar rritjen e rradhës duke arritur në kuotën rekord prej 374,800 lekësh. E dhëna vjen përmes treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, sipas së cilës borxhi publik në vitin 2015 arriti në 72.2% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pesha e borxhit publik për çdo shqiptar është rritur me rreth 16,000 lekë, ose me 4.4% krahasuar me vitin që sapo lamë pas, duke shkuar nga 358,860 lekë në 374,800 lekë. Krahasuar me vitin 2010, borxhi për frymë është rritur me 52.8%.

Ecuria
Rritja më e lartë e borxhit për frymë është shënuar në vitin 2014, kur qeveria socialiste rriti ndjeshëm kuotën e borxhit publik me synim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të trashëgurara nga qeveria e mëparshme. Në Buxhetin e Rishikuar për vitin 2014, stoku total i borxhit shfaqet me 104 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, apo 11.76%, duke shënuar rritjen më të lartë të borxhit publik që nga viti 2010. 2015-a shfaqet me ritmin më të ulët rritës të stokut të borxhit për periudhën e marrë në shqyrtim, rreth 6% krahasuar me vitin 2014, në dallim nga vite si 2011-a ku borxhi u rrit me 8% apo apo 2013-a me 6.88%.

Borxhi publik

Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kaloi më 31 mars të vitit 2015 nivelin e 1 trilion lekëve. Po të kujtojmë se në fund të marsit të një viti jo shumë të largët – 2009-ës – shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë, shihet se qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë këto gjashtë vitet e fundit një sprint të paimagjinueshëm drejt humnerës së borxheve. Por jo në të gjithë vitet e fundit ritmi i huamarrjes ka qenë i njejtë. Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2012 psh borxhi publik është rritur mesatarisht me 1.2 milionë euro në ditë. Kjo shifër u dyfishua, në 2.5 milionë euro/ditë gjatë tremujorit të parë të vitit pasardhës. Në vitin e ndryshimit të pushteteve pati një rënie relative, me rritjen me 1 milion euro në ditë të borxhit të shtetit shqiptar. Por rekordi është vendosur pikërisht këtë vit, me rritjen në masën 3.4 milionë euro në ditë të stokut të borxheve. Për të arritur tek niveli mbi 1 trilion lekë, nga 977 miliardë lekë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Rritja

Rritja masive e borxhit ka nisur që me urdhërin, kryesisht politik, për të realizuar me çdo kosto të mundshme Rrugën e Kombit dhe disa projekte të tjera madhore, që ish-kryeministrit Berisha t’i jepej mundësia të paraqitej në pozën aq të dëshiruar me gërshërë në dorë. Por, duke qenë se rritja e borxhit nuk po sjell rritjen e ekonomisë shqiptare automatikisht, vendi është futur në një rreth vicioz, nga i cili, të paktën deri tani, nuk duket se si do të dalë. Rruga në fjalë dhe disa projekte të tjerë nuk plotësuan asnjë kriter fizibiliteti, pasi me aq pak makina që kalojnë në aksin verilindor psh, vështirë se justifikohet shpenzimi i kryer. Aq më tepër, që shteti mori hua të kushtueshme me interesa tregtare për ta përfunduar gjysma-gjysma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here