Home Ekonomi Bode: Amnistia fiskale do përfundojë brenda vitit

Bode: Amnistia fiskale do përfundojë brenda vitit

671
0

Amnistia fiskale pritet që të përfundojë brenda këtij viti. Ministri i financave Ridvan Bode në një tryezë të përbashkët me grupet e interesit ku diskutua për amnistinë fiskale deklaroi se amnistia është e domosdoshme dhe do të realizohet pavarësisht se opozita nuk do të jetë pjesë e saj. Ndër të tjera Bode deklaroi se prej këtij procesi nuk do të përfitojnë zyrtarët.

Kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka i pranishëm në këtë tryezë deklaroi se duhet që të bashkëpunohet në mënyrë që të ndihmohet biznesi dhe të eleminohet futja e parave të pista.

Ndërkohë që Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë , që përcaktohet edhe si institucioni nismëtar deklaroi se ky process është i vonuar.

Konkluzionet e nxjerra në këtë tryezë do ti dorëzohen më pas qeverisë e cila do t`i kaloj në parlament për votim. Amnistia është një proces i cili është debatuar për një kohë të gjatë dhe tashmë duket se po ndërrmerret një nismë konkrete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here