Home Auto BMW Teston Makinën e Re ActiveHybrid

BMW Teston Makinën e Re ActiveHybrid

825
0

Edhe pse “BMW” që në fillim i kishte lënë anash makinat hibride në favor të veturave të pastra dizel dhe të alternativave të tjera, prodhuesi gjerman në fjalë që nga viti i ardhshëm do të dalë me dy vetura të reja me benzinë/elektrike: “2010 BMW ActiveHybrid 7” dhe “2010 BMW ActiveHybrid X6”.

Edhe pse të dy modelet kanë të përbashkët pajisjen “ActiveHybrid” në segmentin e veturave hibride me performancë kontradiktore, ngjashmëria e tyre mbaron këtu. “2010 BMW ActiveHybrid 7” është një hibrid i butë që përdor motorin elektrik dhe një bateri Litium-Ionike, për ta ndihmuar akselerimin dhe për funksionimin e aksesorëve; ‘X6’ është një hibrid i plotë, shumë më i komplikuar.

Së afërmi: Në sipërfaqe, vetura “X6 ActiveHybrid” ngjanë shumë me veturën “X6 xDrive50i”, në të cilën edhe është bazuar. Dhe, ky është një fillim i mbarë.

Në vozitjen testuese, është vërejtur se motori ndizej dhe fikej pa bërë shumë zhurmë.
Ajo me ç’ka “X6 ActiveHybrid” para së gjithash theksohet, është motori i fuqishëm V8 me 4,4 litra, i cili zhvillon 400 kuaj-fuqi dhe që si ndihmë ka dy elektromotorë të sinkronizuar, me fuqi nominale prej 91 dhe 86 kuaj-fuqi.

Ky kombinim i shkëlqyeshëm i motorit të fuqishëm të benzinës me elektromotorë të fuqishëm, mundëson performanca të shkëlqyeshme, prandaj “X6 ActiveHybrid” plotëson të gjitha pritjet për një veturë ‘BMW’. Arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 5,4 sekonda.
Harxhime më të vogla

Ajo që është më e rëndësishme në rastin e automobilave hibridë, është vetë harxhimi i karburanteve dhe lirimi i dyoksidit të karbonit. Kështu, “BMW” premton se “ActiveHybrid”, krahasuar me versionin e rëndomtë, e cila ka vetëm motorin e benzinës, mundëson një harxhim më të vogël deri në 20%, me regjimin e kombinuar të vozitjes.

Një përmirësim i tillë është arritur edhe në zvogëlimin e sasisë së liruar të dyoksidit të karbonit, kështu që “X6 ActiveHybrid” nxjerr në atmosferë 231 gramë Co2 për çdo kilometër, gjë që është rezultat i mirë për një veturë të këtillë të madh e të fuqishëm. Në shpejtësitë më të vogla, përdoret vetëm njëri elektromotor, derisa në rast të nevojës për më shumë fuqi, aktivizohet edhe elektromotori tjetër.

Energjia elektrike ruhet në bateritë ‘NiMH’ të kapacitetit 2,4 kWh, të cilat mbushen me rigjenerimin e energjisë të krijuar gjatë frenimit. Bateria e ka edhe sistemin e saj të ftohjes me lëng, gjë që mundëson temperaturën optimale për punë, si dhe një periudhë më të gjatë të ruajtjes së energjisë. Premierën zyrtare botërore ky automobil i ri do ta ketë në panairin e ardhshëm të automobilave, kurse shitja do të fillojë në fund të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here