Home Aktualitet Bill Klinton: Kam dërguar vetëm 2 e-maile kur isha president

Bill Klinton: Kam dërguar vetëm 2 e-maile kur isha president

616
0

Ish- presidenti amerikan, Bill Klinton, në një rrëfim përpara një audience me fansa të teknologjisë ka thënë se ka dërguar vetëm 2 e-maile gjatë kohës që ishte president. Për tetë vite me radhë, ai ka nisur vetëm dy letra elektronike, kurse stafi i tij ka nisur 40 milionë të tilla. Njërin e-mail thotë se ia ka dërguar trupave amerikane në Adriatik, dhe tjetrin për John Glenn, 77 vjeçari që doli në hapësirë. Klinton ka qenë një ndër presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe ai ka që ka pasur një skandal të famshëm erotik. Skandali me Monika Levinksin.

Britaniku: Jeta ime në shërbim të dhelprës

Një 58-vjeçar britanik ka fituar dje faqet e para të gazetave rozë të Anglisë, pasi zbuloi se mban në banesën e tij një dhelpër shtëpiake. I quajtur Steve Snooks, ai dhe bashkëshortja e tij adoptuan këlyshin e dhelprës, të braktisur nga prindërit e tij. Duke qenë se ai kishte një dhomë të boshatisur në shtëpinë e tij në Eseks, Steve vendosi që të vendoste atje dhelprën, e cila brenda pak kohe mësoi të bashkëjetonte me “mirëbërësit” e saj. Përveç shëtitjeve që e argëtojnë pa masë kafshën, ajo po jeton një jetë ëndrrash, ndërsa kalon pjesën më të madhe të ditës e shtrirë në një divan, duke ngrënë pula të pjekura, të gatuara me mjaltë. ”Ajo ka gjithçka që ka nevojë për një jetë të lumtur. Ne kujdesemi që t’i ofrojmë një dietë të pasur me vitamina, ndërsa e kontrollojmë vazhdimisht tek veterineri për gjendjen e saj shëndetësore”, deklaroi Steve. E mësuar me njerëzit, dhelpra është mësuar të bashkëjetojë edhe me kafshët e tjera shtëpiake, ndërsa zoti Snooks ka një koleksion fotografik të saj duke luajtur me qen dhe mace.

Studimi

Burrat flasin më shumë se gratë dhe janë më pak interesantë

Një psikolog nga Universiteti i Mançesterit ka krahasuar 56 studime të bëra në mbarë botën në lidhje me komunikimin e meshkujve dhe femrave dhe ka arritur në përfundimin se meshkujt flasin më shumë se femrat. 24 studime arrijnë në përfundimin se meshkujt thonë më shumë fjalë në ditë se femrat, 2 studime thonë se femrat flasin më shumë, kurse pjesa tjetër thonë se flasin njësoj. Për më tepër, meshkujt thonë fjalë që janë të parashikueshme, çka i bën pak interesantë. Në 81 përqind të rasteve mund të parashikohet ajo çfarë do të thotë një mashkull dhe në 71 përqind të rasteve parashikohet se ç’do të thotë një femër.

Modelja

Gruaja me gjoksin më të madh në botë tenton vetëvrasjen

Gruaja me gjoksin më të madh, Sheyla Hersey, modele me origjinë braziliane, e cila jeton në Teksas, ka tentuar që të vetëvritet. Shkak për këtë është bërë një ndërhyrje në gjoksin e saj, që nuk ka shkuar si duhet, pasi ka marrë një infeksion. Për këtë arsye, mjekët kanë bërë disa ndërhyrje, me anë të të cilave asaj i është zvogëluar gjoksi. Kjo ka bërë që 30-vjeçarja të mos ndihet më e bukur dhe e lumtur, duke tentuar kështu të vrasë veten me anë të disa ilaçeve. Ajo është në gjendje kritike dhe rrezikon seriozisht jetën. 30-vjeçarja ka gjoksin më të madh në botë falë 30 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për këtë është krenare.

SHBA

Pensionistit i vjen shikimi duke i folur gruas së vdekur në foto

Mjekët i kishin thënë George Hudspeth, 76 vjeç, se ai nuk do mund të shihte më. Një vit më parë ai ishte diagnostikuar me një sëmundje që do ia merrte shikimin deri në vdekje. Por ka ndodhur çudia. Çdo natë para se të flinte ai fliste me foton e gruas së tij, e cila kishte vdekur një vit më parë. Ndërsa i fliste të shoqes, atij i ka ardhur shikimi. Gëzimi ka qenë i pamasë. Mjekët thonë se është e pamundur. Disa mendojnë se mund të jetë bërë ndonjë diagnostikim gabim. Tani pensionisti rri deri në orën pesë të mëngjesit duke parë TV pasi ka frikë se shikimi mund t’i ikë sërish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here