Home Sociale Bie sistemi arsimor në Britani, dërgojnë djalin në Shqipëri

Bie sistemi arsimor në Britani, dërgojnë djalin në Shqipëri

623
0

Një çift i dëshpëruar dhe shumë i shqetësuar për sistemin arsimor në Britani, kanë vendosur të edukojnë fëmijën e tyre, në shkollat shqiptare. Kështu raporton gazeta tabloide, shumë e njohur në Britani “The Sun”, sipas të cilës Xhuljetë dhe Petrit Muça kanë marrë këtë vendim drastik, pasi fëmija e tyre 6 vjeçar Aleks, nuk mësoi dot të lexonte edhe pas vitit të parë shkollor. Intervista e marrë nga “The Sun”, vinte pas publikimit të një raporti të publikuar në Britaninë e Madhe, ku thuhej se shkollat në vendin e zhvilluar, mbeteshin prapa atyre ne Shqipëri në matematikë dhe në shkencë. Nëna e djalit, 30 vjeçarja Xhuljetë, tha se kjo nuk ishte aspak një suprizë për të. “Sistemi këtu krijon mundësinë që fëmija të marrë vlerësimin A, por çfarë vlerë mund të ketë kjo, kur të gjithë mund të marrin atë”, tha ajo.
Cifti, i cili është pronar i një dyqani në Sunderland, dërguan djalin e tyre në shkollën fillore të qytetit, pasi shkolla konsiderohej e mirë dhe kreative. Pavarësisht se djali dëshironte të lexonte, nëna e tij tha se ai nuk po bënte asnjë hap përpara. “Shqetësimi im lidhet me sistemin, pasi gjithcka bazohet në të qënit kreativ, por fëmija ka nevojë që të mësojë matematikën, shkencën dhe leximin.
Cifti bëri një vendim të vështirë, duke e dërguar Aleksin në Tiranë tek prindërit e Petritit me origjinë shqiptare, pasi konsideruan se tradita arsimore në Shqipëri ishte më e mirë. Ata paguajë rreth 1,500 paund në vit për shkollimin e djalit në një nga shkollat e kryeqytetit. Ndërsa fundjavat, Aleks do ti kalojë me prindërit e tij dhe vëllain e vogël, Hary tre vjeç. `Kjo është një sakrificë e madhe për ne, por ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të”, deklaroi Xhuljetë.
Raporti i pak ditëve më parë, bënte me dije se fëmijët shqiptarë renditeshin ndër të parët së bashku me Kazaktistanin dhe Estoninë, si lexuesit më të mirë mes fëmijëve të 65 -vendeve të botë. Britania e Madhe ndodhej në këtë renditje e 43-eta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here