Home ShowBiz Besi dhe Xhensila po shijojne historine e tyre te dashurise

Besi dhe Xhensila po shijojne historine e tyre te dashurise

898
0

bes-kallaku-xhensila-myrtezaj2U bënë vite që aktori Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po shijojnë historinë e tyre të dashurisë. E ndërsa shumë do ta përshkruanin si një marrëdhënie romanesh, në fakt, dy artistët e përshkruajnë si një raport të mbushur me aventurë, batuta dhe humor, që nuk përfshihet kurrë nga rutina. Kështu konfirmon edhe vetë, i cili shprehet se pavarësisht kohës së gjatë që janë bashkë me Xhensilën, ende nuk planifikojnë një martesë në të ardhmen, ndërsa shprehet me siguri se betimin e madh “derisa vdekja të na ndajë” nuk do ta bëjnë në dy vitet që vijnë. Ndonëse në një sezon të mbushur me impenjime, Besi dhe Xhensila kanë gjetur kohë edhe për të pushuar. Aktori rrëfen se kanë zgjedhur Sarandën dhe se Xhensila më në fund ka mësuar notin…

bes-kallaku-xhensila-myrtezajJe komentuar për batutat e këndshme që ke bërë në dasmën e Sinan Hoxhës, të cilat për hir të së vërtetës e kanë ndezur jo pak atmosferën. Po në dasmën tënde kush do t’i bëj batutat?
Në dasmën time do jetë ndryshe, pasi nuk do më thotë asnjë që të bëj humor. Më ndodh shpesh nëpër dasma që të më thonë të bëj humor, por në timen dhëndri do jem vetë.

U bënë disa vite lidhje me Xhensilën, e po ashtu edhe disa vite fejesë. Keni diskutuar për martesën?
Jo, ende nuk kemi diskutuar diçka të tillë, nuk kemi menduar që do të jetë së afërmi.

As këtë vit dhe as vitin që vjen?
Jo, nuk do të jetë brenda këtyre dy vjetëve.

Ende nuk është përfshirë nga rutina bashkëjetesa? Nuk mendoni se ndoshta raporti ka nevojë për një ndryshim?
Të jem i sinqertë po e shijojmë bashkëjetesën, nuk na ka përfshirë rutina.

Bes, shumë personazhe janë bërë prindër përpara se të bëjnë martesën. Ju keni një standard për këtë çështje?
Nuk është se kemi folur ndonjëherë për këtë çështje dhe nuk mund të them se kemi ndonjë qëndrim specifik.

bes-kallaku-xhensila-myrtezaj1

Keni pushuar këtë vit? Ku?
Po, i kemi bërë pushimet në Sarandë.

Pse jo jashtë Shqipërisë si shumë emra të njohur të showbiz-it?
Menduam se ishte më mirë në Shqipëri.

E mësoi notin Xhensila?
(Qesh) Po po e mësoi, por sapo shkon në thellësi trembet dhe kthehet me vrap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here