Home Sport Beshiktash mposht Partizanin me rrezultat 4 – 0

Beshiktash mposht Partizanin me rrezultat 4 – 0

565
0

besiktasSkuadra turke e Beshiktashit fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë në Beograd. Beshiktashi ka shënuar 4 gola ndërsa Partizani i Serbisë nuk e ka prekur asnjëherë rrjetën e kundërshtarit turk.

Pjesa e parë është mbyllur më epërsinë e skuadrës turke me rezultat 0-2, me një gol të Kavlak (18) dhe një gol të Demba Ba (45).

Në pjesën e dytë, Ozyakup (52′) dhe Tore (54′) shënuan edhe dy gola të tjerë në portën serbe.
Deri në fund të takimit kishte dominim të plotë të Beshiktasit, por sërish turqit nuk ishin të kënaqur dhe kërkonin të thellonin rezultatin.

Tottenhami nga ana tjetër fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Asteras Tripolis ku Lamela shënoi dy gola, njëri gol spektakolar.

Tottenhami kryeson Gurpin C të Europa League me pesë pikë, po aq sa Beshiktashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here