Home Politike Berisha:Bashkëpunim me opozitën për integrimin

Berisha:Bashkëpunim me opozitën për integrimin

813
0

Kryeministri Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës të bashkëpunojë në proceset integruese të vendit duke theksuar se Shqipëria është hapave historike.

Duke folur në seancën plenare kryeministri Berisha theksoi se do respektojë çdo qëndrim të opozitës për të bashkëpunuar por ajo nuk mund ta shoh kundërshtarin si armik.

“Rruga që keni përpara nuk është e lehtë, sërish kemi një univers standartesh dhe është në zotimin tonë madhor të bashkëpunojmë për vendosjen e këtyre standarteve” theksoi Berisha duke shtuar se nuk ka asgjë të papranueshme sesa të mos punohet bashkarisht.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka zgjidhur problemin më madhor atë të zgjedhjeve të 28 qershorit duke shtuar se zgjedhjet janë çertifikuar ndërkombtarisht.

Ndërkohë kryeministri Berisha ka përshëndetur sot vendimet e
ndërkombëtarëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

“Pëshëndes vendimet historike në këto ditët e fundit” theksoi Berisha duke shtuar se vendimet janë një arritje e një rëndësie të jashtëzakonshme pasi sipas tij u bë një vlerësim i ndershëm dhe objektiv ndaj përpjekeje të shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here