Home Politike Berisha ultimatum Rames: “Fundi yt është ose burgu ose fataliteti “

Berisha ultimatum Rames: “Fundi yt është ose burgu ose fataliteti “

995
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë më i ashpër se kurrë, teksa gjatë fjalës në cadrën e protestës në ditën e 41-të saj ka paralajmëruar prerë kryeministrin Edi Rama. Duke e kujtuar që t’i marrë këto ditë si ditë mëshire, ai ka theksuar se dy janë rrugët e vetme të Ramës.

“Ta ketë të qartë se në cdo moment që të vendosin këta qytetarët këtu ky bulevard do ketë qindra mijëra merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton, të them si ditë mëshire, se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti rrugë tjetër nuk ke. Meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje, por ke edhe një alternativë, i bindur të jesh se me lecka do krehësh dhe do përfundosh në ujërat e Lanës aty ku e ke vendin”- tha Berisha.

Duke folur për zgjedhjet, Berisha i kujtoi Ramës se mund t’u marrë shpirtin, por jo votën, pasi votë me bandat dhe mafien e tij nuk ka e nuk mund të ketë.

“Ne do ta fshijmë nga faqja e dheut Edi drogën”- tha ai.

Ish kryeministri ka paralajmëruar prerë edhe punonjësit e administratës të mos zbatojnë formularin për të cilët janë urdhëruar për zgjedhjet, pasi nëse e bëjnë do të qërrohen.

“Qëndroni punonjës të denjë të ligjit dhe jo zagarë të krimit, çakenj të Edi Ramës”- tha Berisha.

Në fund ai ka bërë edhe njëherë thirrje Ramës. “Edhe një herë të bëj thirrje largohu se përvec votës së lirë nuk ka forcë në botë, fuqi në botë që të ndalojë marshin e këtij revolucioni”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here