Home Ekonomi Berisha: Linjë transmetimi me Kosovën për energjinë

Berisha: Linjë transmetimi me Kosovën për energjinë

577
0

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në përurimin e ndërtimit të linjës së transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Mali i Zi. Ky projekt kap vlerën e 43 milionë eurove. Kreu i qeverisë informoi më tej se së shpejti do të nisin edhe investime të tjera në fushën e energjisë. “Së shpejti do të fillojnë punimet për linjën me Kosovën, Tiranë- Prishtinë, dhe më pas Tiranë- Shkup, Unaza e Jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjetik e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjetike për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë, por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizimin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi e vogël energjetike në rajon. Ne kemi një potencial ujor rreth 20 miliardë kilovat-orë për t’u shfrytëzuar, kemi platformat e erës ndër më të fuqishmet në Europë. Jemi një ndër vendet me ditë me diell më të shumta në kontinent. Në të gjitha këto fusha ne jemi të bindur në suksesin e ardhshëm, sepse kemi mbështetjen e fuqishme të Republikës Federale Gjermane në të gjitha këto projekte”, tha Berisha. Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve ishin të pranishëm: kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Vujica Lazeviç, si dhe ministri Federal për bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel. Ministri gjerman i Ekonomisë, Dirk Lieben, ka pohuar se investimet gjermane në Shqipëri do të vazhdojnë. Qeveria gjermane, nëpërmjet bankë s “KfW”, po financon projekte të rëndësishme për zhvillimin e sistemit të transmetimit të Shqipërisë si projekti i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Tirana 2 – Kosova b, me një vlerë prej 42 milionë eurosh për pjesën shqiptare dhe projekti i fuqizimit të Nënstacionit 400/110 kilovolt Zemblak, si dhe zhvillimi i rrjetit 110 kilovolt të zonës jugore me një vlerë prej 49 milionë euro”. Ne i vlerësojmë shumë investimet gjermane, të cilat kanë qenë të vazhdueshme. Tani ne jemi një vend i zhvilluar, jemi 20 vite larg komunizmit”, ka pohuar Berisha. Vlera e përgjithshme e projektit të linjës së e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë -Podgoricë -Elbasan është 43 milionë euro, me financim të qeverisë gjermane, nëpërmjet bankës KfW. Projekti konsiston në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt midis nënstacioneve Tirana 2 (Shqipëri) dhe Podgoricë (Mali i Zi).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here