Home Politike Berisha: Këtë vit, më shumë turistë se banorë

Berisha: Këtë vit, më shumë turistë se banorë

663
0

Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit qeveritar të orientojnë burimet buxhetore për vitin 2011 drejt turizmit. Një kërkesë që lidhet me hovin që ka pësuar ky sektor sidomos këtë vit duke u shndëruar kështu në degën kryesore të ekonomisë shqiptare. Për të mbështetur këtë argumentim kryeministri referoi shifra të vizitorëve në Shqipëri shtuar këtu dhe ndikimin e madh që ka patur në këtë shifër dhe rruga e kombit Durrës-Morinë. Kryeministri solli disa shembuj të këtij orinetimi të ri në buxhet të agjensive dhe ministrive të linjës. Zhvillimet pozitive në turizëm kryetari i qeverisë i lidhi me imazhin e ri të krijuar për vendin falë investimeve, por dhe cilësisë që ofrojnë operatorët turistikë. Kryeministri garantoi se kjo rritje e turizmit do të jetë një proces i pandalshëm duke nënkuptuar investime të reja për fuqizimin e mëtejshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here