Home Politike Berisha, kërkesë Turqisë: Sillni kokën e Ali Pashës

Berisha, kërkesë Turqisë: Sillni kokën e Ali Pashës

547
0

ali-pasha-berishaShqipëria kërkon zyrtarisht kthimin në Shqipëri të kokës së Ali Pashë Tepelenës dhe eshtrave të Sami Frashërit. Kërkesa është bërë pak ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi në Tiranë me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz.

Bisedën e ka konfirmuar për mediat turke Rifat Sait, deputet i Partisë së Kryeministrit Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim, i cili ishte një prej anëtarëve të delegacionit turk gjatë vizitës në Tiranë.

“Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka kërkuar që Turqia të kthejë në vendin e tij eshtrat e dy shqiptarëve të shquar otomanë, autorin Sami Frashëri dhe guvernatorin e ekzekutuar Ali Pashë Tepelena”, shkruante dje në faqen e saj online gazeta “Cihan”. Në deklaratën e tij, deputeti turk, i cili drejton edhe shoqatën “Miqësia Shqipëri-Turqi”, tha se “Berisha kërkoi transferimin e eshtrave të Sami Semsetin, të njohur edhe si Sami Frashëri dhe kokën e Ali PASA Tepedelenli, i njohur si Ali Pashë Tepelena”.

Duke folur rreth udhëtimit të tyre katërditor në Ballkan, Sait e ka quajtur kërkesën “shumë të habitshme”. “Ne vumë në dukje kërkesën e tyre për transferimin e trupit të Sami ªemsettin (Frashëri). Besoj se një kërkesë zyrtare u dërgua tek autoritetet tona në formën e një mesazhi diplomatik nga ana shqiptare”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here