Home Politike BE kunder Llalles, vleresim maksimal per ambasadorin Lu

BE kunder Llalles, vleresim maksimal per ambasadorin Lu

622
0

1486142581lu-dhe-ajoBashkimi Europian ka dalë kundër kryeprokurorit Adriatik Llalla në përplasjen verbale mes tij dhe ambasadorit amerikan, duke u vendosur përkrah Donald Lu.

“BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në veçanti të ambasadorit Donald Lu”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Në reagimin e misionit evropian thuhet se, BE dhe SHBA po bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur qytetarët shqiptarë për krijimin e një sistemi drejtësie tërësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

“Nisja e menjëhershme e operacionit të monitorimit ndërkombëtar, që nga java e ardhshme do të mbikëqyrë procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët i BE dhe SHBA”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here