Home Ekonomi BE-ja krediton Portugalinë me 78 miliardë euro

BE-ja krediton Portugalinë me 78 miliardë euro

571
0

Ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së, në mbledhjen e sotme të mbajtur në Bruksel, i kanë lejuar Portugalisë kredi në shumën 78 miliardë euro, për ta ndihmuar që ky shtet ta evitojë krizën. Anëtarët e Eurozonës do të sigurojnë 26 miliardë euro, ndërsa të njëjtën shumë parash Portugalisë do t`ia sigurojë Fondi për përkrahjen e buxhetit të BE-së dhe FMN-ja.

Lejimin e kësaj kredie më së shumti e ka kundërshtuar Finlanda, por më në fund edhe Parlamenti i këtij vendi ka dhënë dritën jeshile, kur është njoftuar se investitorët e jashtëm privat nuk do ta tërheqin kapitalin dhe punët nga Portugalia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here