Home Rajoni BE i soset durimi, Greqia drejt falimentit

BE i soset durimi, Greqia drejt falimentit

986
0

flamuri-grekBashkimi Europian ka ‘shpërthyer’ në qëndrimet e saj me Greqinë gjatë ditës së diel, kur shefi ekzekutiv i saj e qortoi kryeministrin majtist ministrin Aleksis Tsipras dhe paralajmëroi se koha po mbaron për të përfunduar një marrëveshje të borxhit, që do të shmangte një falimentim të dëmshëm grek. Në terma jashtëzakonisht të ashpra, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean¬ Claude Juncker ka akuzuar Tsipras se i ka shtrembëruar propozimet e bëra nga kreditorët ndërkombëtarë për një marrëveshje para për¬reforma dhe është zvarritur në dhënien e propozimeve alternative. Ai i bëri thirrje Athinës për të sjellë idetë e veta në tryezë me shpejtësi, në mënyrë që të bëhej i mundur rifillimi i bisedimeve në samitin BE-Amerika Latine, të mërkurën në Bruksel, raporton Monitor. Në Athinë, një zyrtar i qeverisë tha se Greqia donte të vazhdonte të negocionte “në një nivel politik” për të gjetur rrugën e përbashkët me huadhënësit.

Megjithatë, eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë bërë të qartë se përpara duhet të kryhen negociatat teknike para se të mund të ketë një marrëveshje politike. Tsipras pritej të kthehej në Bruksel të premten e kaluar për të rifilluar negociatat. Por, i përballur me një reagim ndaj propozimit të kreditorëve në partinë e tij Syriza, ai shkoi në parlament në Athinë dhe denoncoi ofertën si “absurde”. Junker pothuajsa sa nuk tha se ai ishte hipokrit.

“Unë nuk kam një problem personal me Aleksis Tsipras, krejt e kundërta. Ai ishte miku im, ai është miku im. Por miqësia, për të ruajtur atë, duhet të ketë disa rregulla minimale,” tha ai në një konferencë shtypi në një samit të Grupit të shtatë demokracive industriale më të mëdha në Gjermani. I pyetur kur është shansi i fundit për Greqinë për të arritur një marrëveshje dhe për të marrë fondet e nevojshme, nga paketa 240 miliardë euro, që duhen urgjent për të shpëtuar vendin, Junker tha: “Me siguri do të ketë një afat.” Ai nuk përmendi një datë, por zyrtarët e BE thanë se marrëveshja duhet të arrihet brenda javës në mënyrë që të jepet koha e duhur për miratimin ministror dhe parlamentar, përpara se programi të skadojë në fund të qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here