Home Kosova BE: Gjykate e vecante per krimet e luftes ne Kosove

BE: Gjykate e vecante per krimet e luftes ne Kosove

718
0

uck-kosoveBashkimi Evropian konfirmon zyrtarisht qëllimin për themelimin e një gjykate të veçantë e cila do të trajtojë çështjen e krimeve të luftës në Kosovë, njofton RTK.
Në një përgjigje me shkrim për RTK-në zyra e BE-së sqaron se “Bashkimi Evropian nuk është duke propozuar themelimin e një Tribunali por të një gjykate të veçantë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.”

Siç njofton RTK, kjo gjykatë do të ketë bazën në Kosovë por seancat përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve do të zhvillohen jashtë vendit duke marrë parasysh natyrën e dyshimeve.

Së dyti kjo gjykatë nuk do të jetë për Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo natyrën e luftës por ka të bëjë me hetimin e dyshimeve për akte të rënda kriminale të individëve.
Gjykata do të formohet pas këmbimit të letrave për Task Forcën Speciale të Hetimeve dhe mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe miratimit të tyre nga ana e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here