Home ShowBiz BBC: Dua Lipa, ylli me i ri i muzikes

BBC: Dua Lipa, ylli me i ri i muzikes

612
0

88164046_dua2-620x348Gjiganti mediatik BBC ka shkruar për talentin e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa. Ajo është 20 vjeçe dhe ka lindur në Londër. BBC e cilëson atë si “ylli i popit në pritje”.

Gjatë shkollës fillore, asaj i kishin thënë se nuk mund të bëhej këngëtare për shkak se nuk mund t’i arrinte notat e larta. Ndërsa tani këngët e saj renditen nëpër klasifikimet ndërkombëtare.

Për BBC-në, ajo rrëfen se nuk e priste këtë sukses, pasi kënga “Be the one” ishte menduar si prezantuese në tregun muzikor. Por, ajo u rendit menjëherë si hit në “iTunes” anë e mbanë botës.

Ndërsa, kënga e saj më e re është  “Last Dance” dhe si premiere u dha në “BBC Radio 1”. Videoklipi i saj është xhiruar  në Kaliforni, ku incizimi ishte shumë i vështirë për shkak të ftohtit të madh.

20-vjeçarja ka rrëfyer se është rritur me tingujt e muzikës së David Bowiet dhe Bob Dylanit. Gjithashtu, albumi i parë që ka blerë është ai i yllit kanadez të popit, Nelly Furtado.

Lipi thotë se në vetëm një vit e gjysmë ka regjistruar 130 këngë, por nga to vetëm 12 ka përzgjedhur për t’i patur si pjesë të albumit të saj të parë.88164044_dua1-620x348

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here