Home Aktualitet BB7, Fatjoni ndahet nga Matilda. Jona rrefen historine tronditese te jetes se...

BB7, Fatjoni ndahet nga Matilda. Jona rrefen historine tronditese te jetes se saj

1017
0

fatjoni-matilda-bb7Çifit më i përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother 7” mbrëmë janë “ndarë”. Fatjoni dhe Matilda, çifti i parë i vërtetë brenda show-t “Big Brother” gjatë shtatë viteve, për nëntë javë me radhë ishin dy lojtarë të fortë në garën e madhe për 100 milionë. Eleminimi i Fatjonit, sipas opinionistit Peza, erdhi si pasojë e xhelozisë së tepërtë të bashkëshortes Matilda, por edhe nga situatat e krijuar që në fillim të lojës me disa nga vajzat brenda shtëpisë.

Pas eleminimit, Jona, Valeri, Visari dhe Meridiani përcjellin Fatjonin në oborr. Matilda përqafon Fatjonin, duke qarë. “Nuk e kisha menduar që publiku mund të vendoste kështu”, i thotë ajo, teksa qan. “Jam shumë i sigurt që do e fitosh ti, e ndjej”, i thotë Fatjoni, duke e këshilluar të bëjë qejf.

Me lot në sy Matilda përcjell burrin e saj, ndërsa Fatjoni i thotë: “Të dua shumë”. Pas daljes, Fatjoni rrëfeu se e priste pak eliminimin. Ai thotë se nuk u shpreh aq sa duhur, por edhe Matilda nuk e ndihmoi aq sa duhet. Por, ajo çka publikun bëri kurioz përgjatë këtyre tri javëv, ishte një shtatëzani e mundshme e Matildës, gjë e cila u vërtetua mbrëmë përballë publikut që ishte thjeshtë një dëshirë e saj, ku më pas u kthye dhe si lojë kundrejt Fatjonit. Veç çiftit Fatjoni-Matilda, një tjetër çift tashmë i krijuar brenda shtëpisë prej 15 ditësh kanë ngritur temperaturat. Bëhet fjalë për Arditin dhe Julianën të cilët duket se po përjetojnë momente të bukura në këtë spektakël, ku në lojë janë edhe 100 milion lekë.

jona
Jona, vajza nga Elbasani një ndër banoret e para që u fut në shtëpinë e “Big Brother” ka rrëfyer për herë të para para publikut dy humbjet më të mëdha të jetës së saj. Jona ka një histori shumë të dhimbshme, pasi ka humbur babanë e saj, por edhe të fejuarin, me të cilin ishte 8 vjet e lidhur. Në klip shfaqet Jona, gjatë qëndrimit në shtëpi, teksa u tregon banorët dhimbjen e saj. Ajo flet për ish të fejuarin e saj, Arditin, duke treguar dashurinë e madhe që ndjen për të, por edhe mungesën që la pas ikja e tij. Jona rrëfen momentin e aksidentit, pasi kanë qenë të dy në makinë, kur një automjet i ka përplasur nga mbrapa. Mes lotësh, sa herë flet për Arditin, Jona tregon se ende nuk beson ikjen e tij, duke thënë se ai ishte mashkulli më perfekt. “Nuk hidhja do hapin, nuk thoja dot fjalën pa Arditin, sepse ai më këshillonte gjithmonë”, rrëfen Jona duke marrë me vete të vetmim send të ish-të fejuarit, orën.

Loja brenda shtëpisë po merr drejtim të ri dhe për shkak të banorëve të rinj, të cilët tashmë kanë krijuar klanet e tyre në disa grupe. Një nga këto ëhstë dhe Visari i cili këtë javë ka qenë në fokus të Vëllait të Madh për shkak të afrimitetit me disa nga vajzat brenda shtëpisë. Ai rrëfen se e pëlqen Lori, por ka raste që edhe nuk e pëlqen, sepse asnjë person nuk është perfekt. “Jonën e respektoj shumë, më duket si motra ime. Është miqësi e pastër”, thotë Visari. Ndërkaq, Arbana e pyet për Julianën, Visari tregon se në fillim është afruar me të, por më vonë me hyrjen e “princit të katërt” është larguar pak. Arbana e pyet nëse është lidhur me Lorin. Visari shprehet se kanë shprehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, por nuk e di nëse do e quanin lidhje. Ai thotë se nuk mendon se Lori është afruar tek ai, për shkak se ishte në nominim. Ndërkohë, mendon se Visari po kopjon pak skemën e “haremit” të Arditit, por Visari e mohon këtë gjë. “Kujdes mos bëhesh kopja kineze e Arditi”, i thotë Armandi, por Visari thotë se ai është vetvetja dhe me karakterin e tij, nuk ka nevojë të jetë kopja e askujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here