Bazel, vriten ne lokal 2 persona, dyshohet te jene shqiptare

0
239

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë në Bazel dhe raportimet e para thonë se ata dyshohet të jenë shqiptarë.

Rreth orës 20.15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë.

Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit për mediat zvicerane. Autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë, transmeton /albinfo.ch

Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Media shqiptare ndërkohë shkruajnë, duke iu referuar burimeve jozyrtare se bëhet fjalë për shqiptarë, si te viktimat ashtu edhe te dorasit. Ato madje raportojnë për 4 viktima, të gjithë shqiptarë!

Nga ana tjetër, burimet zvicerane, si zyrtarët ashtu dhe mediat nuk japin ndonjë element që të mund të kuptohet përkatësia etnike e palëve të përfshira në konflikt.

Hetimet vazhdojnë.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here