Home Aktualitet Bashkia e Tiranës rinis punimet në Sheshin ‘Skënderbej’

Bashkia e Tiranës rinis punimet në Sheshin ‘Skënderbej’

1890
0

Bashkia e Tiranës do të nisë nesër në mëngjes fazën e dytë të punimeve për Rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.
Për të përshpejtuar punimet, Bashkia e Tiranes ka organizuar edhe një plan të ri të lëvizjes së automjeteve, që do të mundesojë zbatimin e projektit. Masat do të fillojnë mbrëmjen e sotme me qëllim që nesër në mengjes të jetë gjithçka gati për të nisur puna për fazën e dytë.

Sipas Planit të Bashkisë së Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “ Skënderbej”, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit “Skënderbej” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Qarkullimi i automjeteve nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta”, pra segmenti para Taiwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug.

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë punimet për të gjithë sheshin “Skënderbej”, duke e bërë edhe më atraktiv jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ata të huaj.

Sheshi përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here