HYRJE Politike Basha mbledh deputetë e rinj, nis aksioni opozitar

Basha mbledh deputetë e rinj, nis aksioni opozitar

0
72

Basha humbi në zgjedhjet parlamentare në 25 qershor, por fitoi në zgjedhjet për kryetar në PD. Pas rikonfirmimit të tij si kryetar i Partisë Demokratike për ta drejtuar të djathtën edhe për 4 vitet e ardhshme Lulzim Basha ka vendosur të zhvillojë të parën mbledhje me të zgjedhurit e rinj në Kuvend.

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se paraditen e nesërme në orën 11:30, kryedemokrati Basha do të mbledhë deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Pritet që në këtë mbledhje të parë të grupit parlamentar të PD-së, Basha të japë porositë për aksionin opozitar dhe përballjen me një shumicë që sipas tij nuk është legjitime, pasi doli nga zgjedhje të blera nga droga e krimi.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here