HYRJE Ekonomi Banka e Shqipërisë: Gjatë muajit Maj të vitit 2017, bie kreditimi i...

Banka e Shqipërisë: Gjatë muajit Maj të vitit 2017, bie kreditimi i ekonomisë shqipëtare

0
18

Gjatë muajit Maj të vitit 2017, stoku total i kredive bankare pati një rënie me 1.2% me muajin Maj të vitit 2016.

Stoku i kredive në lekë shënoi rritje prej 7.1%, ndërsa ai në valutë shënoi rënie prej 8%, krahasuar me muajin Maj të vitit të kaluar.

Stoku total i kredive në Maj 2017 kundrejt muajit paraardhës prill 2017, ka shënuar rrënie me 0.9 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kontributit në rritjen e stokut total të kredisë gjatë kësaj periudhe ka ardhur prej kredive akorduar individëve. Stoku i kredive akorduar individëve deri në muajin Maj të vitit 2017 shënoi rritje prej 4.3% krahasuar me Majin e vitit 2016, duke kontribuar pozitivisht me 1.3 pikë përqindje në ndryshimin e stokut total të kredisë.

Stoku i kredive akorduar bizneseve deri në muajin Maj të vitit 2017, ka shënuar rënie prej 4.1% krahasuar me Majin e vitit 2016, duke kontribuar negativisht në ndryshimin e stokut total të kredisë me 2.6 pikë përqindje. Stoku i kredive akorduar korporatave jofinanciare publike për muajin Maj të vitit 2017 ka shënuar rritje me 2.9% krahasuar me Majin e vitit 2016, me kontribut 0.1 pikë përqindje.

Në Maj 2017 rezulton se rreth 48.5% e totalit të stokut të kredive përbëhet nga kreditë në Lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 51.5% përbëhet nga kreditë në valutë. Gjatë muajit Maj të vitit 2017, sasia e re kredisë së dhënë nga sistemi bankar në Lek shënoi një rënie prej 18.7% kundrejt muajit paraardhës (prill) dhe një rritje me 10.5% kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë (Maj 2016). Ndërkohë sasia e re e kredisë së dhënë në Euro u zvogëlua me 4.6% krahasuar me një muaj më parë (Prill), dhe me 27% krahaaur me të njëjtin muaj të një viti më parë (Maj 2016).

Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit Mars arriti në 6%.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here