HYRJE Ekonomi Banka e Shqipërisë: Ecuria e Kredive Bankare – Gusht 2017

Banka e Shqipërisë: Ecuria e Kredive Bankare – Gusht 2017

0
23

Gjatë muajit Gusht të vitit 2017, stoku total i kredive bankare pati një rënie me 0.1% me muajin Gusht të vitit 2016.

Stoku i kredive në lekë shënoi rritje prej 7.1%, ndërsa ai në valutë shënoi rënie prej 6.2%, krahasuar me muajin Gusht të vitit të kaluar.

  • Stoku total i kredive në Gusht 2017 kundrejt muajit paraardhës Korrik 2017, ka shënuar rritje me 4.3 miliardë lekë.
  • Pjesa më e madhe e kontributit në rritjen e stokut total të kredisë gjatë kësaj periudhe ka ardhur prej kredive akorduar individëve. Stoku i kredive akorduar individëve deri në muajin Gusht të vitit 2017 shënoi rritje prej 5% krahasuar me Gushtin e vitit 2016, duke kontribuar pozitivisht me 1.5 pikë përqindje në ndryshimin e stokut total të kredisë.
  • Stoku i kredive akorduar bizneseve deri në muajin Gusht të vitit 2017, ka shënuar rënie prej 3% krahasuar me Gushtin e vitit 2016, duke kontribuar negativisht në ndryshimin e stokut total të kredisë me 1.9 pikë përqindje.
  • Stoku i kredive akorduar korporatave jofinanciare publike për muajin Gusht të vitit 2017 ka shënuar rritje me 8.3% krahasuar me Gushtin e vitit 2016, me kontribut 0.4 pikë përqindje.
  • Në Gusht 2017 rezulton se rreth 48.9% e totalit të stokut të kredive përbëhet nga kreditë në Lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 51.1% përbëhet nga kreditë në valutë.
  • Gjatë muajit Gusht të vitit 2017, sasia e re kredisë së dhënë nga sistemi bankar në Lek shënoi një rritje prej 23.3% kundrejt muajit paraardhës (Korrik) dhe një ritje prej 30.1% kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë (Gusht 2016). Ndërkohë sasia e re e kredisë së dhënë në Euro u rrit me 26% krahasuar me një muaj më parë (Korrik), dhe me 103.5% krahaaur me të njëjtin muaj të një viti më parë (Gusht 2016).
  • Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit Korrik arriti në 28%.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here