Home Ekonomi Banka e Shqiperise do te hedhe ne treg kartmonedhen 10,000 Leke

Banka e Shqiperise do te hedhe ne treg kartmonedhen 10,000 Leke

806
0

fullaniBanka e Shqipërisë ka vendosur shtypjen e kartëmonedhave me prerje 10 mijë lekë. Vendimi është marrë gjatë njërës prej mbledhjeve të Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës Qendrore. Me urdhër të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është ngritur një grup pune që do të përcaktojë edhe specifikat që ndiqen në raste të tilla. “Me urdhër të guvernatorit, të krijohet grupi i studimit të tematikës që do të pasqyrohet në kartëmonedhën e miratuar për t’u shtypur (në parim), sipas pikës 1 të këtij vendimi. Ngarkohet Departamenti i Emisionit me zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Bankës së Shqipërisë.

Në qarkullim aktualisht prerja më e madhe e kartëmonedhës është ajo prej 5 mijë lekësh. Emetimi i saj për herë të parë u bë në vitin 1996, por u hodh në qarkullim vetëm në vitin 2004. Në datën 15 maj 2009, Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim kartëmonedhën me prerje 5000 lekë me kurs ligjor, emetim i vitit 2007. Ajo ruan të njëjtat pamje dhe përmasa me ato të kartëmonedhës 5000 lekë, emetim i vitit 2001. Në kartëmonedhën e re janë shtuar apo përmirësuar elemente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me qëndrueshmërinë ndaj dëmtimeve. Ndërkohë që kartëmonedha e fundit e hedhur në qarkullim është ajo me prerje 2000 lekë, e cila u hodh në qarkullim në vitin 2008. Për të gjitha kartëmonedhat që hidhen në qarkullim ka një fazë përcaktimi për tematikën që përmbajnë, ndërkohë që ajo që ka qenë në fokus lidhet me elementet e sigurisë për të evituar falsifikimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here