Home Aktualitet Banda e droges. Ja kush eshte Florian Habilaj

Banda e droges. Ja kush eshte Florian Habilaj

2065
0

Report TV siguron foton e Florian Habilajt, i cilësuar si drejtues i bandës shqiptaro-italiane, e cila bënte trafikun e drogës drejt Italisë.

Ky është 37-vjeçari Florian Habilaj, i cili nga autoritetet italiane njihet me pseudonimin “Lolo”, që sipas burimeve të Report TV fshihet në zonat e Fierit dhe Vlorës. Ai vjon të jetë në kërkim policor që prej aksionit të policisë italiane në Siçili që çoi në arrestimin e 7 personave, mes tyre edhe Moisi Habilajn, vëllain e Florianit, i cili njihet si kreu i grupit të trafikut të drogës.

Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, i shpallur në kërkim

Pavarësisht se është në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se 7 ditësh për llogari të Italisë, policia shqiptare nuk ka arritur të gjejë Florian Habilajn, ndërkohë që vëllai i tij Moisi Habilaj është i arrestuar në Itali. Burimet nga Policia e Shtetit sqaruan për Report TV se ditët e fundit janë ushtruar disa kontrolle në Fier dhe në Vlorë, por nuk është gjetur dot Florian Habilaj.

Moisi Habilaj

FNSH dhe RENEA kontrolle në Fier dhe Vlorë
Gjithashtu uniformat blu kanë kryer kontrolle edhe për 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim nga Italia. Armand Sula, Nezar Seiti dhe Tigrens Mezuraj nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit. FNSH dhe RENEA kanë hyrë në banesat ku dyshohet se jetonte Florian Habilaj, Armand Sula, Tigrens Mezuraj dhe Nezar Seiti, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Report TV ka zbardhur edhe mënyrën se si ky grup kriminal arrinte të sillte në Shqipëri lekët e drogës që shitej. Për ardhjen e lekëve kujdesej Meridian Sulaj, i cili përodrte autobuzët e linjës Itali-Shqipëri. Nga dosja e Gurdia di Financa ka qënë Meridian Sulaj i cili ka sjellë një shumë prej 50 mijë euro në Shqipëri, nëpërmjet shoferit të autobuzit. E njëjta skemë përdorej edhe në raste të tjera nga trafikantët.

Florian Habilaj, Armand Sula, Tigrens Mezuraj dhe Nezar Seiti akuzohen si pjesë e një grupi të strukturauar kriminal që bënte trafikimin e drogës dhe armëve drejt Italisë. Deri më tani janë arrestuar 3 shqiptarë të tjerë, Moisi Habilaj, Maridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, si dhe 4 italianë. Kjo bandë drejtohej nga dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here