Home Sociale Bajrami, falja te sheshi “Skenderbej”

Bajrami, falja te sheshi “Skenderbej”

860
1

Falja e Namazit në ditën e Bajramit, këtë herë nuk do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ish-“Hotel Dajtit” si çdo vit.

Një kërkesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për ta kryer ritin në sheshin “Skënderbej” dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut është miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Brenda komunitetit mysliman ka pasur një dilemë për faktin që ky shesh është përuruar në ditë fushate dhe falja përkon me ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Por mes faljes në rrugë, siç është bërë gjatë këtyre viteve, dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut, që është një nga simbolet e besimtarëve myslimanë, në një shesh miqësor për këmbësorët dhe pa makina, është zgjedhur kjo e dyta.

Falja në bulevard është zhvilluar këto vite për shkak të mungesës së një xhamie, ngërçi i së cilës është zgjidhur duke qenë në ndërtim e sipër pranë Parlamentit.

1 COMMENT

  1. Turpi me i madh para heroit tone kthehen callmat turke une jam shqiptar nuk jam myslman falja duhet te behet ne gjuhen shqip lat nam mos te
    perseritet me te pakten para heroit tone kjo Eshte loje e turqise dhe politikaneve tane qe i merr neperkembe injoranti erdogan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here