Home Aktualitet Azilantet ne Gjermani, fillon kthimi i tyre ne Shqiperi

Azilantet ne Gjermani, fillon kthimi i tyre ne Shqiperi

581
0

azilantet-gjermaniShqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë klasifikuar si vende të sigurta të origjinës, me kërkesë të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Kjo është bërë me synimin e procedimit të shpejtë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit të cilët kërkojnë azil ekonomik në Gjermani.

Ky vendim do të ketë efekt të drejtpërdrejtë tek refugjatët që kërkojnë azil. Pasi kjo do të thotë se çdo kërkesë për azil nga refugjatë nga këto tre vende tashmë do të cilësohet si e pabazuar dhe do të lejohet vetëm në disa raste të veçanta.

Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, nesër do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel me 70 persona.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Gjermania kanë kërkuar azil 22 209 qytetarë nga Shqipëria. Ndërsa nga Kosova janë 31 400 qytetarë. Në total, numri i aplikimeve për azil në Gjermani deri në fund të muajit qershor është 179 mijë, duke u rritur me 132% në krahasim me një vit më parë.

Më parë, Gjermania ka klasifikuar si vend të origjinës së sigurt Maqedoninë Bosnjën dhe Serbinë. Klasifikimi i këtyre tre vendeve si vende të sigurta të origjinës solli rënie të menjëhershme të numrit të azilkërkuesve nga këtyre vende.

Përqindja e refugjatëve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina vitin e kaluar është rritur me vetëm 23%, ndërsa numri i emigrantëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova është rritur me 515%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here