Home Aktualitet Atentat ndaj 2 vellezerve Beqiri, hasmeri me fisin Capja

Atentat ndaj 2 vellezerve Beqiri, hasmeri me fisin Capja

1491
0

Arben Beqiri dhe vëllai i tij G.Beqiri i shpëtuan sot një atentati në Elbasan. Mendohet se dy persona qëlluan me breshëri në drejtim të një punishteje ku ishin dy vëllezërit Beqiri.

Atentati ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur dy vëllezërit ishin duke punuar tek punishtja e drurit.

Burime nga Policia bëjnë me dije se atentatorët kishin për qëllim eliminimin e vëllezërve Beqiri pasi kanë qëlluar menjëherë në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur pasi u goditën nga disa sende brenda punishtes, ndërkohë që nuk i kapi asnjë plumb.

Atentati duket se ka lidhje me një hasmëri të vjetër të familjes Beqiri, pikërisht fisi Capja.

Burime të Report TV bëjnë me dije se dyshohet se përplasjet mes familjes Beqiri-Capja, kanë sjellë edhe atentatin e ditës së sotme.

Hakmarrja me familjen Beqiri, Çapja: Mos spekuloni
Pas atentatit ndaj dy vëllezërve të familjes Beqiri në Elbasan dhe nisjes së hetimit edhe në pistën e vjetër të konflikteve me familjen Çapja, këta të fundit kanë reaguar për herë të parë.

Familja Çapja kërkon që të mos spekulohet me emrin e tyre në këtë çështje, pasi në të kaluarën kanë vuajtur shtrembërimin e së vërtetës.

Të nderuar zonja dhe zotëri të mediave. Në emër të familjes Çapja dhe të ligjit, ju kërkoj të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin.

Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembërimin e së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës” thuhet në reagimin e tyre për mediat pas ngjarjes.

Historiku i vrasjeve Beqiri-Çapja
Në vitin 2016, në 11 prill, u vra në Elbasan Saimir Beqiri, vëllai i dy vëllezërve që iu bë atentat ditën e sotme.

Babai i tre fëmijëve u gjet I vrarë në një lokal dhe ishte qëlluar me një pistoletë.

Në vitin 2012 është vrarë Gentian Beqiri, i akuzuar nga drejtësia si vrasësi i biznesmenit Sokol Capja.

Vrasja e Gentian Beqirit u bë në sy të babait të tij, ndërkohë që Gentian Beqiri ishte i paralizuar pasi ishte goditur më herët me plumb.

Gentian Beqiri ishte në arrest shtëpie dhe atentatori përfitoi nga fakti se babai I viktimës ishte gjithashtu i paralizuar dhe hyri brenda duke qëlluar me silenciator Gentian Beqirin.

Përveç Gentian e Saimir Beqiri të vrarë, ditën e sotme iu bë atentat 2 vëllezërve të tjerë të tyre, Arben e G.Beqiri.

Përplasjet e fisit Capja-Beqiri ka nisur në vitin 2005, kur brenda një lokali u vra Sokol Capja.

Policia në atë kohë arrestoi Gentian Beqirin, Arman Hasanin dhe Dritan Shemen.

Menjëherë pas vrasjes së Sokol Capjas, filluan vrasjet brenda familjes Beqiri.

Fillimisht u vra Dritan Sheme në vitin 2006. Më pas u vranë Ardian Ibrahimi e Fadil Mema. Një vit më par iu bë atentat fisit Capja në Elbasan.

Rreth 14 persona të fisit Çapja ndodheshin brenda një lokali, ku mbetën të vdekur 3 persona, mes tyre edhe Agron Capja.

Mendohet se ndaj fisit Capja u qëllua me breshëri armësh dhe shumica shpëtuan pasi u shtrinë në tokë.

Pavarësisht përplasjeve të shumta mes dy fiseve, deri më tani nuk është dënuar asnjë person.

Policia
Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes.

Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here