Home Aktualitet Arvizu: Viza amerikane do te behet 3-vjecare

Arvizu: Viza amerikane do te behet 3-vjecare

540
0

arvizuKushdo që kualifikohet për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë një vlefshmëri të saj jo më për një vit, por për tre vite. Këtë e ka shprehur ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu, në një intervistë për “Top Story”. Ambasadori Arvizu po largohet nga vendi ynë, pas 4 vite qëndrimi dhe në këtë detyre do të vijë Donald Lu, i cili tashmë ka bërë edhe betimin.

Ambasadori Arvizu, gjatë intervistës theksoi se “të gjithë ata që kualifikohen për të marrë një vizitë për në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga nesër do të kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet”.

Ndërkaq, kreu i delegacionit të SHBA në vendin tonë theksoi se pas këtij afati, këto viza mund të kenë një kohëzgjatje 5-vjeçare.

E megjithatë, pas njoftimit të sotëm se ambasadori Arvizu do të jepte një lajm të rëndësishëm gjatë intervistës, qytetarët prisnin që ambasadori të njoftonte liberalizmin e vizave, apo siç prisnin disa, një njoftim mbi llotarinë amerikane.

Por ambasadori Arvizu u shpreh se për liberalizimin e vizave me SHBA ka ende shumë punë për të bërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here