Home Aktualitet Arrestohet shqiptarja 54-vjecare: Vret biznesmenin grek dhe e gropos poshte pllakes se...

Arrestohet shqiptarja 54-vjecare: Vret biznesmenin grek dhe e gropos poshte pllakes se dushit

722
0
GREQI – Rrëfimi “Unë e vrava Tasos Cagaropulosin” vjen pas një marrje në pyetje për 24 orë rresht të “gruas merimangë”. Gruaja shqiptare 54-vjeçare rrëfeu se ajo dhe i dashuri i saj kishin vrarë biznesmenin. Ajo e prezantoi partnerin e saj grek 61-vjeçar si xhaxhai i saj në komunitetin e Dhiakoptusë. Evangjeli Zhaka përshkruhet si një vrasëse mendjehollë dhe e pamëshirshme nga personat që ishin të pranishëm në rrëfimin e saj.
Teksa tregonte që ajo ishte një bashkëfajtore “e thjeshtë” e krimit, ajo u shpreh se i dashuri i saj vdiq për shkaqe natyrore në shtator 2009, vetëm pak pas vrasjes së biznesmenit. Autoritetet vijuan hetimet për të vërtetuar nëse bashkëpunëtori kishte vdekur apo nëse gruaja 54-vjeçare po gënjente për t’i lejuar atij arratisjen. “Gruaja merimangë” rrëfeu gjithçka që kishte ndodhur atë natë. Natë e një vrasjeje mizore. Në fillim ajo u shpreh se i ofroi biznesmenit një lëng portokalli të cilin paraprakisht e kishte përzier me një qetësues për ta vënë në gjumë. Më pas, teksa ai kishte dremitur, partneri i saj 61-vjeçar e kishte goditur atë me një çekiç në kokë, ndërkohë që ajo e kishte goditur me thikë në qafë. Pas kësaj të dy e kishin marrë kufomën dhe e kishin futur në bodrum, kishin hapur një vrimë poshtë dushit dhe praktikisht e kishin groposur trupin.
Por teksa erdhi koha për të shpjeguar arsyet e një veprimi të tillë, 54-vjeçarja u tregua shumë e kujdesshme me rrëfimin e saj. Arsyet sipas saj kishin të bënin me diferencat ekonomike që ata kishin njëri me tjetrin dhe për faktin që ai shpesh e kërcënonte dhe ushtronte presion ndaj saj. Sidoqoftë, deklaratat e saj nuk e bindën policinë. Ata dyshonin se pas kësaj vrasjeje me gjak të ftohtë kishte më shumë njerëz të përfshirë. Sipas policisë, mënyra se si ata u përpoqën të hiqnin qafe kufomën, i përkiste procedurave të mafias. Evangjeli Zhaka u arrestua të shtunën në Loca dhe do të akuzohet për vrasje. Duhet përmendur gjithashtu se për “gruan merimangë” janë lëshuar 10 urdhër-arreste dhe tre dënime për mashtrim, grabitje dhe vjedhje.
***
Policia e Atikës mori në pyetje të shtunën një grua shqiptare për vrasjen e biznesmenit grek, trupi i të cilit u gjet një javë më parë poshtë dyshemesë së banjës në një banesë në Diakofto. Policia e arrestoi shqiptaren në një shtëpi ku po punonte si kujdestare për të moshuar. Gruaja ishte në kërkim që prej gjetjes së trupit të Tasos Cagaropulosit javën e kaluar, pasi ajo e kishte dhënë me qira shtëpinë ku u gjet kufoma. Cagaropuli mungonte që prej një viti në kohën që trupi i tij u gjet nga policia. Fillimisht gruaja e mohoi dijeninë për ngjarjen e ndodhur. Nga policia u bë e ditur se gruaja kishte qenë e dënuar më parë për vjedhje të të moshuarve për të cilët punonte si kujdestare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here