HYRJE Rajoni Arrestohet ne Greqi biznesmeni shqiptar i hidrokarbureve

Arrestohet ne Greqi biznesmeni shqiptar i hidrokarbureve

0
51

Një biznesmen shqiptar i hidrokarbureve është prangosur në Greqi sëbashku me një biznesmen grek dhe tre shtetas shqiptar.

Mediat greke raportojnë se operacioni është ende në zhvillim ndërsa identiteti i biznesmenit shqiptar nuk është publikuar ende.

Biznesmeni u arrestua në Larisa në kohën kur po transportonte drogën nga Shqipëria drejt Greqisë.

Një biznesmen grek pronar i një kompanie nafte në Shqipëri, mik i nje ish-ministri grek u arrestua në Greqi pasi iu sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se së bashku me biznesmenin grek, ish-president i një klubi futbolli janë arrestuar edhe 3 shtetas shqiptarë të cilët konsiderohet se luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e lëndëve narkotike në Ballkan.

Biznesmeni u arrestua në Larisa dhe sipas mediave greke bëhet me dije se bëhet fjalë për Athanasios Karatzounis.

Gjatë arrestimi, biznesmenit i janë sekuestruar edhe më shumë se 100.000 euro.

Lënda narkotike e sekuestruar u gjet në dy vende të ndryshme, rreth 10 kg kokainë u gjet në një depo në Larisa ku dhe ai u arrestua, ndërsa kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash në pronësi të një shqiptari.

Policia arriti të gjurmonte biznesmenin duke hetuar anëtarët shqiptarë të grupit. Priten të tjera hetime dhe arrestime të mëtejshme.

Biznesmeni shkruajnë mediat edhe më parë ka qenë i akuzuar për kontrabandë cigaresh. Më 19 shtator 2000 ai u dënua me gjashtë vite burgim për kontrabandë cigaresh nga Holanda.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here