Home ShowBiz Arrestohet “mbreti i Instagramit”, ju kapen armatime te renda dhe eksploziv

Arrestohet “mbreti i Instagramit”, ju kapen armatime te renda dhe eksploziv

858
0

Pasioni për femrat, drogën, paratë, por kryesisht për armatimet e rënda dhe lëndët eksplozive, mund t’i kushtojnë amerikanit Dan Bilzerian deri në 6 vjet heqje lirie. 34-vjeçari që njihet si kampion i pokerit, milioneri dhe playboy më i njohur në rrjetin social Instagram, është arrestuar nga policia në Las Vegas, pasi akuzohet për mbajtje të lëndëve eksplozive.

Dan_Bilzerian

Mësohet se autoritetet në SHBA kanë zbuluar se Bilzerian disponon sasi të mëdha amoniaku, pluhur alumini dhe nitrat amoni, me të cilat mund të prodhohen të ashtuquajturat koktejl eksplozivi.

“Unë jam aktor, astronaut dhe një t*ap i madh”. Kështu e përshkruan veten Dan Bilzerian në “Instagram”, ku ka miliona ndjekës nga e gjithë bota. Ai ka kaluar katër infarkte, të gjitha si pasojë e stilit të jetës që bën, duke abuzuar me substanca narkotike dhe medikamente gjatë kryerjes së raporteve seksuale me shumë femra njëkohësisht.

Dan Bilzerian është një lojtar shumë i mirë i pokerit. Kohët e fundit flitet se ka fituar plot 50 milionë dollarë. Por ai njihet edhe për rolet e tij, si joprotagonist, në filma si The Equalizer, Cat Run 2 dhe Lone Survivor.

Dan_Bilzerian_Hugh_Hefner_Jebiga1

Dan_Bilzerian_Hugh_Hefner_Jebiga

Dan_Bilzerian1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here