Home Teknologji Arrestohen nga Interpoli hackerat e Anonimous

Arrestohen nga Interpoli hackerat e Anonimous

684
0

Interpoli raporton se janë arrestuar 25 anëtarë të dyshuar të grupit ndërkombëtar të hakerëve Anonimus.

“Operacioni demaskimi” ishte ndërmarrë në disa qytet në Evropë dhe në Amerikën Latine, në bashkëpunim me policinë argjentinase, kiliane, kolumbiane dhe spanjolle.

Qindra pjesë të pajisjeve kompjuterike, telefona celularë, karta krediti dhe para, janë konfiskuar gjatë 40 bastisjeve në 15 qytete.

Të arrestuarit ishin të moshës 17 e 40 vjeç.

Interpoli nuk e ka shpjeguar lidhjen mes të ndaluarve me grupin Anonimus, që është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e akvitistëve të Internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here