Home Aktualitet Arrestohen dy autorët e vrasjes së dyfishtë në kryeqytet

Arrestohen dy autorët e vrasjes së dyfishtë në kryeqytet

726
0
Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo
Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo

Arrestohen autorët e vrasjes së dyfishtë në kryeqytet dy ditë më parë, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20­vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40 ­vjeçarin Elvis Gaçaj të plagosurin, për trafikun e lëndëve narkotike.

Atentati në  lulishten “1 maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.

 

Ja deklarata e plotë e policisë

Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi  te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit:

Kevin Rugova,  22  vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian  30 vjeç , lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë  kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.
Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.

Pas disa minutash, kur  në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit.
Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.

Gjithashtu u arrestuadhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike , u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë , dhe një peshore.

Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim,  “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here