Home ShowBiz Arbana Osmani, prezantuese e Fest 53

Arbana Osmani, prezantuese e Fest 53

641
0

53Festivali i 53-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur rrugëtimin në kërkim te këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion 2015, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Fest 53 do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Prezantimi

Një nga surprizat e këtij edicioni do të jetë, padyshim, prezantimi i cili i është besuar Arbana Osmanit, një prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse kohë më parë lajmi qarkulloi në formën e thashethemit, dhe nuk pati asnjë konfirmim nga vetë Arbana, sot IMA ka arritur të zbulojë sipas burimeve zyrtare që oferta e marre nga drejtuesit e festivalit te jete pranuar nga prezantuesja e Top Channel.

Muaj më parë në emisionin “Je mavu” në Ora News, Arbana Osmani deklaroi që do heq dorë nga televizioni për shkak të shtatëzanisë së saj, por me sa duket në fund të largimit të saj të përkohshëm nga ekrani ka vendosur të lër gjurmë në historinë e televizionit dhe të ngjisë një hap të rendësishëm në karrierën e saj me prezantimin e një prej eventeve më të shumëpritur të vitit atë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionit Shqipetar”. Mendohet që do jetë edhe një moderator tjetër përkrah Arbana Osmanit por nuk kemi ende asgjë zyrtare.

Ķëngëtarët në garë

Shumë artistë të afirmuar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion si: Venera Lumani, Devis Xherahu, Ronela Hajati dhe Xhani Shqerra. Priten t’i bashkohen këtij festivali edhe shumë emra të tjere big të muzikës shqiptare. Orkestra këtë vit do drejtohet nga mjeshtri Shpëtim Saraçi, ndërsa do të kujdeset për kostumografinë stilisti i njohur Joni Peci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here