Home Teknologji Apple sjell teknologjine e fundit me versionin iPhone 8

Apple sjell teknologjine e fundit me versionin iPhone 8

849
0

Eshte tradite tashme qe kompania Apple nxjerr modelet e saj te reja ne muajin shtator. Edhe pse në javët e fundit është raportuar se iPhone 8 do të prezantohet më vonë gjatë vitit.

Sipas raportimeve të fundit, Apple do të mbajë një konferencë për media për ta prezantuar pajisjen e re.

Sivjet pritet të prezantohen tri modele të iPhone: një me ekran LCD 4.5 dhe 5.5-inç. Këto modele do të quhen iPhone 7S dhe 7S Plus. Ndërsa telefoni kryesor do të jetë iPhone 8.

iPhone 8 do të dale ne treg per bleresit për nder të 10 vjetorit të iPhone. Kjo pajisje do të ketë ekranin OLED me 5.8-inç.

Të tre telefonat e rinj do të kenë procesorin Apple A11 dhe do t’u shtohet më shumë RAM.

Dizajni i këtyre telefonave do të jetë i përbërë nga çeliku dhe xhami.

Me poshte jane disa imazhe qe mendohet se i perkasin iPhonit te ri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here