Home Teknologji Apple renditet për herë të parë në Top 10 të listës Fortune

Apple renditet për herë të parë në Top 10 të listës Fortune

659
0

appleApple është renditur për herë të parë në Top 10 e listës Fortune 500 të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.
Ajo është tashmë kompania teknologjikë e renditur në lart në këtë listë, duke lënë pas edhe HP.
Fortune, e rendit kompanitë në bazë të të ardhurave vjetore, ka publikuar listën e vitit gjatë kësaj jave. Apple kishte të ardhura prej 156.5 miliardë $ për vitin fiskal i cili përfundoi në 30 shtator 2012. Kompania la pas Wal-Mart, Exxon Mobil, Chevron, Phillips 66 dhe Berkshire Hathaway.
Amerikanët e Kupertinos ngjitën 11 pozicione krahasuar me vitin e kaluar, duke mundur madje edhe HP të cilët ranë nga vendi i 10-të në të 15-tin.
Firma të tjera teknologjike në listën Fortune 500 ishin IBM në vend të 20-të, Microsoft në vend të 35-të, Amazon në vend të 49-të, Dell në vend të 51-të, Intel dhe Google përkatësisht në vend të 54-t dhe 55-të, Cisco në vend të 60-të dhe Oracle në vend të 80-të.
Microsoft u rrit me dy pozicione nga viti i kaluar, ndërkohë që IBM ra me një pozicion. Amazon u ngjit shtatë vende më lart ndërsa HP, si rezultat i rënies së shitjeve të PC-ve, ra me shtatë pozicione.
Bazuar në fitimet, Apple ishte kompania e dytë me 41.7 miliardë $, duke u paraprirë nga Exxon Mobil, të cilët kishin fitime prej 44.8 miliardë $.
Ndërkohë që HP kishte humbje dhe nuk ia doli të ishte pjesë e kësaj listë, Microsoft u rendit i teti me 17 miliardë $, teksa regjistronte 27% më pak fitime se viti i kaluar – për shkak të rënies së shitjeve të PC-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here