Home Teknologji Apple leshon IOS 7, ja kush jane ndryshimet

Apple leshon IOS 7, ja kush jane ndryshimet

719
0

Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 7 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Sistemi i ri mobile Apple, që sjellë një grafikë krejtësisht të rinovuar dhe shumë funksione të tjera interesante, është tashmë realitet.
Dhe tani, një përmbledhje e të gjitha funksioneve kryesore që sjell iOS 7, për të gjithë ju që nuk jeni një lexues i zakonshëm i faqes tonë, por edhe për ju që na lexoni çdo ditë dhe dëshironi të informoheni më mirë se cilat janë të rejat që sjell ky sistem i ri operativ.

Grafika
Tani me iOS 7, për sa i përket kujdesit që i është kushtuar detajeve grafike, është rikthyer më në fund Apple i vërtetë, ajo që njohim të gjithë. Apple na ka habitur me të vërtetë të gjithëve me grafikën e re të iOS 7, dhe për këtë ka merita të mëdha Jony Ive, dizajner historik i Apple që për herë të parë është kujdesur për grafikën e iOS 7. iOS është fantastik, i pastër dhe i modës. Ikonat janë ridizinjeuar, po ashtu edhe aplikacionet dhe Multitasking, edhe Qendra e njoftimeve ka pësuar ndryshime… dhe mund të vazhdojmë me orë të tëra duke folur.
ios7
Në nivelin estetik, është më e thjeshtë të flasim për ato pak gjëra që nuk janë ndryshuar se sa për ndryshimet. Por le të shohim me rradhë se çfarë ka ndryshuar. E fillojmë me Lockscreen. Duket e habitshme por me iOS 7 Apple i jep lamtumirën “slide to unlock“, i pranishëm që në vitin 2007, tani mund të zhbllokojmë pajisjen thjeshtë me një swipe nga poshtë lart.

Multitasking
Në iOS 7 është ridizenjuar edhe Multitasking në iPhone. Tani të gjithë përdoruesit do të kenë në kenë në dispozicion një grafikë krejtësisht ndryshe. Multitasking bëhet akoma më inteligjent me iOS 7. Tani iOS do të jetë në gjëndje të kuptojë se cilat janë aplikacionet që përdorni më shumë dhe do të përditësojë automatikisht përmbajtjen e tyre, përpara se ju t’i hapni ato. Për shembull, sapo zgjoheni hapni menjëherë aplikacionin Facebook për të të parë nëse keni marrë ndonjë njoftim, ajo do të jetë menjëherë gati me të gjitha të rejat sapo ta hapni. Është ky funksioni i ri i Multitasking të iOS. E di çfarë doni, përpara se ta kërkoni.

multitasking

Duke shtypur dy herë butonin Home, mund të shikoni në ekran planin e parë të aplikaciot që dëshironi të hapni. Duke e “gjuajtur” atë lart, aplikacioni do të mbyllet. Përditësimet e aplikacioneve në background bëhen në mënyrë inteligjente, duke llogaritur baterinë që keni në dispozicion, duke preferuar një lidhje me Wi-Fi ose në 3G në bazë të situatës.

Safari
Apple ka përditësuar edhe Safari në iOS 7, i cili ka ndryshuar fytyrë dhe është pasuruar me disa funksione të reja, ndër të cilat edhe suportimi i iCloud Keychain. Një grafikë e re në linjë me sistemin. E reja e parë që të bije në sy është dritarja e navigimit që do të jetë e ngjashme me atë të OS X. Ndërfaqja full-screen aktivizohet automatikisht dhe butona dhe elementët e tjerë do të shfaqen vetë kur ju bëni një scrolling. Shumë e bukur edhe grafika e skedave të hapura, siç mund ta shihni edhe nga imazhi lart djathtas, që do na lejojë të shohim me një preview të gjitha faqet e hapura. Do të gjejmë edhe një pamje të re për shpërndarjen e link-eve në Twitter që do na lejojë të shohim çfatë kanë publikuar miqtë tanë.

safari

Por e reja më interesante është: iCloud Keychain. Falë këtij funksioni, kur lidheni në një faqe që kërkon username dhe password, të dhënat e login do të transferohen automatikisht nga njëra pajisje në tjetrën, kështu që nuk ka nevojë të përsërisni të njëjtin veprim disa herë. Të dhënat janë të sigurta dhe nuk do të keni probleme sigurie me transferimin e informacioneve.

iTunes Radio
Bëhet fjalë për një shërbim të integruar në aplikacionin Music të iPhone, që na lejon të dëgjojmë muzikë në streaming duke u lidhur me disa stacione radio virtuale. iTunes Radio është përgjigja e Apple ndjaj rivalëve Spotify dhe Pandora. Ky shërbim vë në dispozicion të përdoruesit disa stacione radio virtuale dhe normalisht ofron edhe mundësinë për të shtuar të tjera duke zgjedhur zhanrin muzikorë që dëshirojmë. Pasi të keni filluar të dëgjoni një këngë, në çdo moment mund të kaloni tek kënga tjetër, por nuk mund të ktheheni mbrapa, dhe nëpërmjet simbolit të yllit mund të vendosni të dëgjoni këngë të ngjashme dhe shumë funksione të tjera.

itune-radio-iphone

Siç e thamë dhe më lart, çdo përdorues mund të zgjedhë muzikën që i pëlqen. Disa kategori, janë të ndara edhe në nënkategori, për t’ju ndihmuar që t’i afroheni sa më shumë tipit të muzikës që ju pëlqen të dëgjoni. Mund të kërkoni edhe kanale radion në bazë të albumit ose artistit që dëshironi. Do të gjeni një “i” që do ju lejojë të krijoni një stacion të ri duke u nisur nga artisti që po dëgjoni.

Control Center
Një funksion ku mund të menaxhojmë me thjeshtësi funksionet kryesore të iPhone. Duke rrëshkitur nga poshtë lart në ekran, do të hapet menjëherë Control Center, një menu me anë të të cilit mund të kontrollojmë funksione si WiFi, Bluetooth, Do not disturb, të kontrollojmë ndriçimin, të përdorim AirPlay, dhe të shkëmbejmë file me anë të AirDrop (vetëm në iPhone 5, iPad 4, iPad mini dhe iPod touch 5) ose të lidhemi direkt me aplikacione të caktuara.

control-center

Grafika e Control Center është në linjë me atë të iOS: e thjeshtë, plot ngjyra dhe e realizuar mirë. Më në fund një nga funksionet më të kërkuara nga përdoruesit, vjen dhe në pajijsjet iOS. Diçka e ngjashme me SBSettings e integruar në sitemin e ri operativ në stilin Apple.

Fotokamera dhe Imazhet
Aplikacionet e Fotokamerës dhe Imazheve janë ridizinjeuar krejtësisht në iOS 7. Aplikacioni i Fotokamerës duket shumë më i bukur. Kemi imazhe në të gjithë ekranin me elementë të tejdukshëm në faqen e përdoruesit. Është shtuar një opsion me një efekt katror, ku mund të ndrushojmë me shpejtësi midis katër opsioneve (video, foto, katror dhe panorama) thjeshtë duke prekur ekranin. Funksionin “katror” ofron disa efekte në stil Instagram.

fotocamera

Aplikacioni i Imazheve shton funksionin “Moment”, një mënyrë e re për të organizuar në mënyrë autonome të fotove dhe videove në bazë të datës dhe vendit ku janë bërë. Çdo përdorues mund të zvogëlojë imazhin në ekran për të parë të gjitha foto e organizuara për momente. iOS 7 përfshin edhe iCloud Photo Sharing, mënyrë më e thjeshtë për të ndarë fotot vetë me ato që dëshironi.

AirDrop
Të dërgosh një foto apo një dokument me anë të email-it, është diçka që të gjithë e praktikojmë çdo ditë, por nuk është edhe aq praktike, sidomos kur personi që duam t’i dërgojmë këto materiale ndodhet pranë nesh. AirDrop është një fuksion i iOS për të shkëmbyer materiale të ndryshme me pajisjet e tjera iOS. Funksionon me anë të Wi-Fi ose Bluetooth.

airdrop

Aplikacioni i Mesazheve ndryshon grafikë
Ajo që kemi cilësuar gjithmonë si një aplikacion i thjeshtë, është thjetësuar akoma më shumë me anë të një grafike të re dhe të pastër. Gjëja e parë që vëmë re është tastiera gjysëm-transparente që do të jetë gri kur shkruajmë një mesazh. Përdorim i aplikacionit nuk ka pësuar shumë ndryshime. Mesazhet normale dhe ato iMessage nuk do të kenë më ngjyra të ndryshme.

messages

Retë e chat-it janë gri për mesazhet e marra dhe blu për ato të dërguara. Pak më komplekse fshirja e mesazheve, nuk është më butoni “Modify”, por duhet të klikojmë një re deri sa të na hapet një pop-up, ku duhet të zgjedhim “Other” dhe në këtë mënyrë mund të zgjedhim një ose më shumë mesazhe për të fshirë, nëpërmjet ikonës majtas poshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here