Home Sociale Aplikimet ne universitete, perfundon faza e pare

Aplikimet ne universitete, perfundon faza e pare

759
0

Procesi i aplikimeve për fazën e parë të konkurrimit në universitete ka përfunduar. Sipas Ministrisë së Arsimit, sivjet ka më shumë kuota sesa aplikantë.

“Numri i aplikimeve në raundin e parë është 25.822 maturantë për kuotat brenda vendit. Ndërkohë, kuota të lira në total janë 32.267, nga të cilat në universitetet publike 22.897, ndërsa në universitetet jopublike 9.371. Kjo do të thotë se numri i kuotave është më i lartë sesa numri i aplikuesve”, deklaroi Gerti Janaqi, zv.ministër i Arsimit.

Nga kjo e mërkurë, universitetet kanë bazën e të dhënave të kandidatëve për çdo fakultet.

“Çdo universitet do të ketë sot notat e të gjithë viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme, mesataren e provimeve të maturës shtetërore, si dhe mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM-së”, tha më tej Gerti Janaqi.

Ndërkohë, degët më të preferuara rezultojnë të jenë:

“Dega e Administrim Biznesit ka numrin më të lartë me rreth 6.987 aplikantë. Drejtësia me rreth 6.435, Psikologjia me 5.685, e kështu me radhë. 10 degët më të kërkuara vijnë nga Universiteti i Tiranës”, tha zv.ministri.

Sipas Ministrisë së Arsimit, fituesit e parë në universitete do të shpallen në datat 28-29 gusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here