Home Teknologji Aplikacioni qe “njeh” gay-t

Aplikacioni qe “njeh” gay-t

2206
0

Një grup shkencëtarësh kanë ndërtuar një software, që sipas tyre është në gjendje të ndajë njerëzit në bazë të orientimit seksual.

Software është produkt i studiuesve të Universitetit të Stanfordit. Algoritmi i tij është ndërtuar në bazë të 14 mijë portreteve që ekipi që punoi për të i siguroi nga një faqe amerikane për takime.

Si përfundim, shkencëtarët thonë se produkti i tyre në 81 përqind të rasteve ka gjetur saktësisht nëse një portret i caktuar i përket një personi heteroseksual apo homoseksual.

Detajet e aplikacionit dhe vetë studimit pritet të publikohen së shpejti në revistën “Personality and Social Psychology”, por ende pa gjetur dritën e publikimit janë vënë në shënjestër të dy grupeve të mëdha aktivistësh LGTB.

Sipas tyre, ky aplikacion është i rrezikshëm dhe autorët e tij i quajnë pseudo-shkencëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here