Home Teknologji Aplikacioni Box ju jep 50 GB hapësirë falas

Aplikacioni Box ju jep 50 GB hapësirë falas

685
0

box50Asnjëherë nuk keni hapësirë të mjaftueshme të lirë online. Box (që më parë njihej si Box.net) tani do të ofrojë 50 GB hapësirë falas nëse e shkarkoni aplikacionin e tij të ri për iPhone dhe iPad brenda 30 ditëve.

Kjo është një ngritje nga 10 GB sa është hapësira e tyre standarde falas dhe, sikur ofruesit e tjerë të shërbimeve të ngarkesës online, Box mund të sinkronizojë skedarët e juaj përgjatë pajisjeve.

Ai ka mbështetje edhe për bashkëpunim dhe kontrollim të skedarëve. Aplikacioni i përditësuar përmban një ndërfaqe të re të përdoruesit, ngarkim më të shpejt të fotografive, kërkim të plotë të tekstit brenda dokumenteve dhe më tepër.

Edhe nëse tashmë keni diku tjetër hapësirë, nuk ka arsye pse të mos e merrni këtë gjë. Me gsiguri, e njëjta ofertë mund të vijë edhe për përdoruesit e aplikacionit nga sistemi Android, sapo të dalë aplikacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here