Home Teknologji Aplikacion per femijet e ngujuar

Aplikacion per femijet e ngujuar

760
0

Technovation Challenge është një konkurs ndërkombëtar me qendër në SHBA, që ka për qëllim të nxisë vajzat në fushën e teknologjisë e biznesit dhe lidershipit. Skuadrat deri në 5 persona, duhet të krijojnë një aplikacion dhe platformë për të zgjidhur një problem në komunitet dhe për ta zhvilluar si një start-up biznesi.

Grupi shqiptar quhet TechnoTeens dhe janë i vetmi grup në Shqipëri që arritën të hyjnë në garë. Vajzat janë në klasë të tetë tek “Shkolla e Kuqe”.

Ideja për këtë aplikacion që quhet “LIEL”, erdhi nga nevoja për edukimin e fëmijëve të ngujuar në Shqipëri dhe Kosovë. Liel përfshin libra shkollorë, mësime më audio, këngë dhe poezi të cilat e bëjnë më argëtues procesin mësimor.

Me anë të opsionit “Pyet mesuesen” nxënësit mund të kontaktojnë me mësuese të certifikuara për çdo paqartësi në lidhje me mësimin. Gjithashtu “LIEL” i mundëson çdo njeriu të dhurojë libra që nuk iu duhen më për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Aplikacioni është një prototip që aktualisht shkarkohet ne play store.

Në fund të muajit maj shpallen 12 gjysmëfinalistët dhe në mes të muajit korrik vetëm 6 finalistë nga të dyja grupmoshat. (10-14 dhe tjetra 15-18 vjeç)

Mbështetëse e vajzave ka qënë edhe Meredith Hiemstrams, Shefe e Zyrës së Menaxhimit të Informacionit në Ambasadën Amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here