Home Aktualitet Ankona, kapen 2 tone droge qe vinte nga Shqiperia

Ankona, kapen 2 tone droge qe vinte nga Shqiperia

848
0

Lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Guardia di Finanza e Ankonës çoi në sekuestrimin e më shumë se dy tonë marihuanë.

Droga u zbulua në një ngarkesë me panele kartogjesi, qe transportoheshin në bordin e një kamioni qe vinte nga Shqipëria.

Policia ka perdorur edhe një qen të specializuar, qeni “Barnet”, që ka lejuar zbulimin e rëndësishëm sic e quajne mediat italiane.

Nëse droga do te shitej ne treg, do të siguronte rreth 20 milionë € fitime per trafikantet.

Deri tani jane tre persona të arrestuar, por nuk behet me dije nese jane apo jo shtetas shqiptare.

Sipas mediave italiane, qe citojne policine, me sekuestrimin e sotëm shkon në 12 tonë marijuanë sasia e drogës e zbuluar në portin e Ankones, që nga fillimi i vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here